Sot çelen negociatat për 'marrëdhëniet me jashtë', Rama: Hap i rëndësishëm, synojmë hapjen e të gjithë kapitujve gjatë vitit 2025 - Shqiptarja.com

Sot çelen negociatat për 'marrëdhëniet me jashtë', Rama: Hap i rëndësishëm, synojmë hapjen e të gjithë kapitujve gjatë vitit 2025

 

Kryeministri Edi Rama foli nga Brukseli teksa mbërriti për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare. Rama tha se hapja e negociatave për klasterin ‘Marrëdhëniet me jashtë’ është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë.

“Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas


SI.E./G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit