Spanjë- Një histori si në filma aksion. Pesë 'skifterë' janë arrestuar në mes të grabitjes, brenda një depozite ari, në lagjen Salamanca të Madridit.
Të arrestuarit janë nga 30-45 vjeç, ku dy prej tyre janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë.
Policia Kombëtare dhe ajo Bashkiake njoftuan se arrestuan të dyshuarit të dielën, në mes të një tentative grabitjeje të një kompanie të shitjes së arit në lagjen Salamanca.
Një biznes që përveç mineraleve, kishte në magazinën e tij metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe.
Ishin banorët e lagjes që hasën autorët teksa hapën një vrimë në murin e godinës, nga pjesa e pasme e biznesit, me diametër më shumë se 60 centimetra. Prej aty ishin futur në katin e sipërm të pallatit.
Autorët e krimit të befasuar ishin të veshur me kapele dhe doreza. Ata kanë pasur edhe një automjet të parkuar në zonë, brenda të cilit kanë gjetur materiale dhe gjithashtu targa që dyshohet se janë të vjedhura, shkruan "Eldebate".
Kjo ngjarje ndodhi 24 orë pasi në një dyqan luksoz në të njëjtin lagje të Madridit, u krye një tjetër vjedhje. Vlerësohet se autorët kanë marrë çanta të markës Valentino, në vlerë rreth 100 mijë euro, por nuk dihet nëse janë të njëjtët.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij
18 Dhjetor 2024, 16:54
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor 2024, 15:14
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor 2024, 16:40
-
Marisa Paredes, ylli i kinemasë spanjolle, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare
17 Dhjetor 2024, 16:12
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Austri/ Shqiptari arrestohet me 12 kg kokainë në makinë, droga me vlerë 1.2 milionë euro
17 Dhjetor 2024, 11:27
-
Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro
16 Dhjetor 2024, 16:12
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor 2024, 21:13