Statuja 2500-vjeçare në Babunjë të Lushnjës u ekspozua në Amerikë, Braçe: Qeveria të sigurojë fond për gërmimet, ndryshon tërësisht fatin e Divjakës
'Kaloresi nga Shqiperia', imazh i publikuar nga Instituti 'Getty'
Një statujë 2500-vjeçare prej bronzi që do të qëndrojë e ekspozuar në Muzeumin ‘Getty Villa’ në Los Angeles deri në 29 janar , është zbuluar në vitin 2018 në Babunjë të Lushnjës. Por që prej vitit 2021, ndonëse projekti vijon mungesa e fondeve e mban procesin të ngrirë.
Por deputeti socialist ka publikuar në rrjetin e tij social foton që ka bërë bujë dhe ka kërkuar nga qeveria fonde për gërmime. Bëhet fjalë për një thesar arkeologjik që ndryshon historinë, sipas Braçes. Ai shton se nuk është Lushnja por Arnisa, pra Divjaka.
“Kjo statujë kalorësi mbi kalë ka 2500 vite që është e jona! Babunja që përmendin këta, here si fshat e here si “mbrapa-toka” e bregut ilir, nuk është asgjë më shumë se Arnisa e vjetër ose Divjaka e sotme.
Nuk është Lushnja, por Arnisa. Ose më thjeshtë për ju është Divjaka!
Por ajo qe ka me shume rendesi ka te bej me faktin se Kodra e Arnisës ka ne brendesi te saj Histori dhe Qytetërim mbi 2500 vjeçar!
Ajo KODER, ndryshon tërësisht fatin e Divjakes! Nëse duam një gjë nga QEVERIA me buxhetin e ri, ai është fondi për të gërmuat Kodrën e Arnisës dhe për të zbuluar Qytetërimin aty…” shkruan Braçe.
Gërmimet në Babunjë, një vendbanim prej 6 hektarësh i mbrojtur me një sistem të fuqishëm fortifikues të ndërtuar me gurë lokal shtupi, vijuan edhe në vitin 2021 me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Materiale. Aktualisht mungesa e fondeve e mban procesin ‘të ngrirë’.
Në përfundim të ekspozitës, statuja e ‘Kalorësit nga Babunja’ siç e kanë quajtur arkeologët tanë do t’i kthehet vendit.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:55
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 16:54
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor 2024, 13:43
-
Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 16:57
-
Lushnje/ Vjedhin marketin dhe marrin ‘Opel-in’ në banesën aty afër, pronari i makinës: Autorët kanë prerë kyçin e portës! Policia gjen automjetin në Golem (VIDEO)
11 Dhjetor 2024, 08:53
-
Lushnjë/ Aksident në bulevardin e qytetit, makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën! Policia ndalon shoferen, 75-vjeçari rëndë në spital (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 18:09
-
Njihuni me Darësinë, zonën me numrin më të madh të serave dhe qindra rrënjë ullinj! Sefa: Po zhvillohet agroturizmi
10 Dhjetor 2024, 14:34
-
Aksidentoi për vdekje një të moshuar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, arrestohet 27-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 10:01
-
Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë/ 27-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin (EMRAT)
9 Dhjetor 2024, 09:31
-
Aksident i trefishtë në Lushnjë-Fier, shkak shpejtësia dhe parakalimi i gabuar
8 Dhjetor 2024, 13:37
-
Derbi i Myzeqesë luhet në 'moçal', Lushnja triumfon 2-1 kundër Apolonisë! Kalendari dhe renditja në Kategorinë e Parë
7 Dhjetor 2024, 15:31
-
REPLIKAT/ Braçe shpërthen ndaj Lapajt: Fashist i vogël i Berishës, ndal shantazhet! I përgjigjet kreu i ‘Shqipëria Bëhet’: Po më kërcënon
7 Dhjetor 2024, 12:50
Edhe vete enri Babunje vjen nga Bab qe dmth Gjigant ose gje e madhe qe na kujton me Babilonine. Ai kaloresi eshte femer pra Ajo , qe na kujton Amazonat.
PërgjigjuQe do te thote "Jam e zon(j)e.
Eh sa kujtimet qe i paske moj moter.