Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një studi e fortë, ndërsa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai. Rrugët u kthyen në ‘lumenj’ dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese.
Një video po qarkullon në rrjet ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është nën ujë. Avionët e mëdhenj duken si ‘varka’ që 'lundrojnë' nëpër aeroportin e përmbytur.
Për shkak të motit fluturimet u ndërprenë ose u devijuan. Linja Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës, ndërsa kompania Emirates raportoi vonesa fluturimesh.
Disa shtete regjistruan shira me vlerë gati të një viti për vetëm një ditë. Të martën në mëngjes, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi një paralajmërim moti për zona të mëdha të vendit, duke përfshirë Abu Dhabi, Dubai dhe Sharjah.
Rajoni i Gjirit zakonisht njihet për mot të nxehtë dhe të thatë, megjithëse shirat e dendur që shkaktojnë përmbytje kanë ndodhur gjithashtu me rregullsi më të madhe vitet e fundit.
Një pasagjer i bllokuar i tha CNN se ai e kaloi natën në aeroport me qindra të tjerë pasi fluturoi nga Hong Kongu të martën vonë.
“Aeroporti po mbushet fjalë për fjalë dhe nuk ka ku të shkojë askush,” tha ai.
Ngjarjet e reshjeve të rrëmbyeshme si kjo do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze
16 Dhjetor 2024, 14:31
-
Formula 1 mbyll sezonin 2024, McLaren fiton titullin për konstruktorë! Leclerc garë monumentale, Hamilton largohet nga Mercedes
8 Dhjetor 2024, 16:23
-
McLaren dominon provat në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri në dy vendet e para! Çmimi për konstruktorë 'në xhep', zhgënjen Leclerc
7 Dhjetor 2024, 16:51
-
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë! Investime në vendin tonë dhe rajon
12 Nëntor 2024, 14:22
-
Me 26 kg kanabis në valixhe nga Dubai, arrestohet në Rinas! 21 vjeçari me banim në Luksemburg
11 Nëntor 2024, 11:25
-
U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin
29 Tetor 2024, 13:15
-
Durim Bami arrestohet për herë të dytë në Dubai, pritet të deportohet drejt Shqipërisë! Konfliktet me ish-deputetin Ndoka dhe dosja 'Revanshi'
28 Tetor 2024, 15:08
-
Durim Bami u arrestua sërish në Dubai? Ende s'ka konfirmim zyrtar
27 Tetor 2024, 11:16
-
Sulmi në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara në Khartoum, Rama: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare
2 Tetor 2024, 16:45
-
U ekstradua nga Dubai, Julian Meçe dëshmon në GJKKO për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut
30 Shtator 2024, 13:02
-
Zyrtare/ Vllaznia përfiton 200 mijë euro dhe mban një pjesë të kartonit, Rejan Alivoda bëhet ‘sheik’
24 Shtator 2024, 11:27
-
Vllaznia shet lojtarin e Kombëtares në Arabi, 200 mijë euro në arkat e shkodranëve
20 Shtator 2024, 09:15
Ke mreti lek boll.
Përgjigju