Sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman, është vënë nën kritika të forta pasi deklaroi se “të pastrehët në rrugët e Anglisë qëndrojnë të tillë pasi ata zgjedhin këtë lloj stil jetese”.
Braverman përmes një komenti në rrjetin social X shkruante se “ne nuk mund të lejojmë në rrugët tona të ngrihen tenda të mbushura me njerëz shumica të huaj të cilët zgjedhin të jetojnë këtë stil jetese”.
Deputeti anglez Bob Blackman duke kundërshtuar këtë qëndrim të Braverman tha për gazetën The Observer se “njerëzit pa shtëpi nëpër rrugët e Anglisë nuk e bëjnë për stil jetese.
Është përtej kësaj. Çdo rast është unik. Kurr nuk do të përdorja gjuhën e Braverman” ka thënë deputeti anglez duke theksuar se sekretarja e punëve të brendshme duhet të përdorë një gjuhë më të kujdesshme.
Këto komente Suella Braverman i bëri si një paralajmërim për planet e qeverisë ku ajo bën pjesë, në heqjen e këtyre tendave ngritur nga të pastrehët. Sipas saj të tilla mënyra akomodimi brenda zonave urbane nga të huajt duhet të marrin fund.
“Ne nuk mund të lejojmë rrugët tona të bllokohen prej të huajve të cilët zgjedhin këtë lloj jetese”, ka theksuar ajo.
Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut protestuan poshtë zyrës së Suella Braverman në qendër të Londrës. Ata i kërkuan të ndalojë së trazuari gjuhën e urrejtjes dhe frikës ndaj të huajve, sikurse kërkuan dhënien fund të kulturës raciste brenda Home Office. Numri dy i Partisë Laburiste, Angela Rayner u shpreh se “pas 13 vitesh në pushtet konservatorët janë të vetmit për tu fajësuar e jo njerëzit e pastrehë nëpër rrugë”.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor 2024, 14:17
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 18:49
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor 2024, 15:59
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor 2024, 15:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor 2024, 12:51
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor 2024, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Publikohet emri dhe fotoja e spiunit kinez me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar Princi Andrew
16 Dhjetor 2024, 17:20
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor 2024, 09:47
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor 2024, 22:34
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor 2024, 08:30