Sulmet në KZAZ-në nr. 6 në Bushat të Shkodrës si dhe aktet e tjera të dhunës të ndërmarra nga militantë të PD-së, kanë bërë që PD të rrezikojë të klasifikohet si organizatë konspirative anti-SHBA-së. Këtë e bëjnë të ditur burime zyrtare që pohojnë në mënyrë konfidenciale se ngjarjet e ditës së enjte, siç ishte dekreti i ri i Metës për datën 13 tetor për zgjedhjet; dhe dhuna në KZAZ-në e Bushatit, kanë ashpërsuar qëndrimin e ndërkombëtarëve.
“Do t’i izolojmë ndërkombëtarisht dhe do t’u kërkojmë partnerëve që të trajtohen si organizata konspirative kundër SHBA”, citohen diplomatë të huaj në Tiranë, pas kontakteve zyrtare me homologët e tyre amerikanë në Shqipëri. Pritet që edhe zv. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer të thotë pasditen e së premtes në një intervistë për Zërin e Amerikës në orën 18:00 se “SHBA do të ndëpresë marrëdhëniet me të gjitha ata që pengojnë zgjedhjet në Shqipëri”. Një mesazh i qartë ky për qëndrimin e opozitës, por edhe të presidentit Meta.
Një ditë më herët Palmer tha qartë se SHBA njeh zgjedhjet e 30 qershorit duke rrëzuar në këtë mënyrë dekretin e ri të Metës për zgjedhje në 13 tetor. I gjithë faktori ndërkombëtar njëzëri kanë mbështetur qeverinë për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe për të zhvilluar zgjedhjet të dielën e 30 qershorit. Madje ata kanë bërë thirrje për shmangien e akteve të dhunës duke vënë theksin se përgjegjësi do të mbajnë drejtuesit e partive politike që do të pengojnë zgjedhjet, pra drejtuesit e opozitës. Edhe më herët realstory.al ka raportuar se tërheqja e opozitës nga aktet e dhunës të paktën në protestën e fundit të 21 korrikut, ishte rezultat i presionit ndërkombëtarë, veçanërisht atij amerikan./Realstory.al
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjenocidi i Serbisë, Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi
4 Korrik 2021, 23:07
-
Veliaj takon Palmer në Washington: Bashkëpunim me kryebashkiakët e SHBA për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’
18 Maj 2021, 15:30
-
Intervista e plotë me gazetarët/ Palmer zbardh diskutimin me Metën, Ramën dhe Bashën: Do ketë goxha luftë politike! Zgjedhjet të jenë të drejta
7 Prill 2021, 09:22
-
Bisedat e Palmer me Metën, Ramën e Bashën, Ambasada e SHBA tregon porositë: Institucionet dhe udhëheqësit politikë përgjegjës për zgjedhje të lira
6 Prill 2021, 20:18
-
25 prilli, Palmer biseda online me Ramën, Metën, Bashën: Zgjedhjet të jenë demokratike, të sigurohet besim për rezultatin! Kim ka qenë e qartë për kandidatë të besueshëm
6 Prill 2021, 18:48
-
Zgjedhjet e 25 prillit dhe Reforma në Drejtësi, Palmer takime virtuale me Metën, Ramën dhe Bashën
6 Prill 2021, 12:30
-
U shkarkua nga Rama si kryebashkiak i Vaut të Dejës pas djegies së KZAZ-së në Bushat, çështja e Zef Hilës më 6 prill në 'Kushtetuese'
17 Mars 2021, 10:40
-
Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Palmer: SHBA do standardet më të larta ndërkombëtare
15 Mars 2021, 18:45
-
Palmer: SHBA shpreson që BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë para fundit të presidencës gjermane
4 Dhjetor 2020, 19:05
-
Matthew Palmer: Për Amerikën s’ka paralele mes Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës
9 Shtator 2020, 20:03
-
Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi
6 Gusht 2020, 09:28
-
Palmer: SHBA dhe BE nuk janë rivalë, mbetemi të angazhuar për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
1 Korrik 2020, 22:03
Sa kohë Pd ja të ketë në radhët e saj Flamur Herman Geringun nuk ka të ardhme, ky gangsteri politik që është kopje në fytyrë si Herman Geringu nuk ka të ardhme pd
PërgjigjuAman kur do kaloni nga fjalet tek veprat?! Akoma nuk e ka kuptuar USA qe i fantastici quattro jane gati te djegin cdo gje vetem per te mbrojtur gjene e vjedhur?!
PërgjigjuAmerikanet jane mbeojtes te patundur te demokracise dhe shtetit ligjir si asnje ne bite. Kysh prek demokracine eshte armik i USA.Shteti te veproj ne ruajtje te kushtetutes
PërgjigjuJENI TE VONUAR SA ME SHPEJT AQ ME MIRE DHE KRERET TE ARRESTOHEN
Përgjigju