Sulmi në Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë, MEPJ: Dënojmë lajmet e rreme nga Rusia për ta mohuar
Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Kharkiv e shkatërruar
TIRANË- Ministria e Jashtme ka dënuar ashpër deklarata e Rusisë që kanë mohuar se kanë bombarduar Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. "Pamjet flasin vetë", shkruhet në reagim, duke thënë se sulmi ndaj kësaj Konsullate është një shkelje flagrante e Konventës për Marrëdhëniet Konsullore, por po aq e rëndë sipas tyre është edhe dezinformimi dhe lajmet e rreme.
"Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme", thuhet në njoftim.
Më herët, me anë të një deklarate të Maria Zakharova zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të, rusët deklaruan se nuk kishin bombarduar konsullatën tonë, madje mohuan edhe bombardimin e strukturave civile në Ukrainë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet që pretendohet se janë të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut“, u shpreh Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Kharkiv u bombardua në 6 mars, ku Ministria e Jashtme ka dënuar sulmin duke bërë fajtor rusët, teksa publikoi edhe video nga godina e shkatërruar. Shqipëria është rreshtuar krah Ukrainës në këtë luftë dhe mbështetjen e saj e ka treguar edhe duke iu bashkuar sanksioneve që i janë vendosur Rusisë.
Postimi i pplotë i Ministrisë së Jashtme
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Dialogu i Mesdheut, Ministri Hasani: Më shumë bashkëpunim ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE
27 Nëntor 2024, 16:18
-
'1000 ditë luftë', Ministria e Jashtme: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën
19 Nëntor 2024, 13:27
-
VIDEO/ Lufta në Ukrainë, brenda shkollave në stacionet e metros në Kharkiv
17 Nëntor 2024, 13:07
-
Pr.buxheti për shërbimin e jashtëm 3.8 miliardë lekë, Hasani: Më i madhi i alokuar ndonjëherë
13 Nëntor 2024, 15:30
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor 2024, 10:29
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator 2024, 10:20
-
Një vit nga sulmi në Banjskë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime
24 Shtator 2024, 17:40
-
Rusia bombardon me dronë dhe raketa disa rajone, të paktën 2 të vrarë dhe 18 të plagosur! U godit edhe një shkollë
21 Shtator 2024, 07:46
-
Ministri i Jashtëm pret homologun hungarez: Presidenca e Këshillit të BE ka si prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor! Do intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh
11 Shtator 2024, 16:28
-
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
11 Shtator 2024, 10:17
-
Rusia sulmon Kharkivin, 5 të vrarë dhe 47 të plagosur
30 Gusht 2024, 20:31
Ģoja llap dhe shpina dap(fut dajak)
PërgjigjuJo shqiperia nuk i ve dot sanksione rusise por ja futi vetes .u beme me katolik se papa qe ti servilosemi europes dhe amerikes.ne europe dhe ne amerike shkohet me dinjitet e jo duke goditur me gure te tjeret
Përgjigju