Prokuroria e Posaçme do u drejtohet me letërporosi të disa vendeve të Bashkimit Evropian, pas rrëfimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafanit, për 2 linja të trafikut të kokainës jashtë territorit të vendit tonë. Letërporositë e SPAK do të nisen për të mësuar më shumë rreth personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ndërkohë, pas mbërritjes nga Prokuroria e Elbasanit në SPAK të dosjes së grupit të shkatërruar të Laert Haxhiut, dosja është marrë në ngarkim nga prokurori Behar Dibra, i cili brenda të hënës dorëzon në Gjykatës e Posaçme kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë për të gjithë personat që janë në hetim për këtë çështje. SPAK mësohet se ka studiuar të gjitha deklarimet e Artan Tafanit, i cili çoi në zbardhjen e disa prej ngjarjeve që ishin mbuluar nga harresa, për shkak të mungesës së provave.
Përveç këtyre ngjarjeve të bëra publike, në total 18 të tilla, në të cilat tek secila është i përfshirë Laert Haxhiu, Tafani ka treguar edhe kodet që ata kanë përdorur në “SkyECC” dhe ngjarje të tjera që po verifikohen dhe krahasohen me provat që janë në dispozicion, përfshirë edhe procesverbalet e Policisë së Shtetit. Laert Haxhiu dhe pjesa tjetër e të arrestuarve, akuzohen se janë autorë të 4 vrasjeve në Shqipëri, 2 në Greqi dhe disa plane vrasjesh dhe ngjarjeve të tjera me shpërthim tritoli.
31-vjeçari është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatave atje për ekstradim. Ai rezulton i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Gerti Lalës në vitit 2010, ndërkohë vijon gjykimi në SPAK për vrasjen Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, në vitin 2017, ngjarje në të cilën shënjestër e sulmit ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor 2024, 15:32
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë
18 Dhjetor 2024, 19:39
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor 2024, 18:36
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor 2024, 17:31