Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përfunduar sot takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në qendër të takimit ishin bashkëpunimi dypalësh dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Në një postim në 'Facebook', Hardinaj bën me dije se Merkel i ka thënë po heqjes së vizave.
“...Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar”. Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar!”-shkruan Haradinaj.
Ndërkaq, sipas mediave kosovare, Haradinaj pas takimit me Merkel ka deklaruar, se taksa për produktet serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi dhe Kosova është e interesuar seriozisht për vazhdimin e dialogut me Serbinë me qëllim të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.
Ai ka thënë gjithashtu, se në takim nuk është kërkuar heqja e taksës.
“Taksa nuk hiqet dhe Kosova e meriton lëvizjen e lirë dhe perspektivën evropiane. Kosova është pjesë e agjendës së vendimmarrëse të BE-së. Po ashtu interesat e Kosovës sot janë në një nivel më të mirë se sa ishin para këtij takimi”, tha Haradinaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor 2024, 07:44
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor 2024, 08:33
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor 2024, 14:28
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Sera': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor 2024, 11:23
-
“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor
27 Tetor 2024, 18:26
-
Seancë e jashtëzakonshme për ushtarët në Kosovë, Haradinaj: Kurti, spiun i Serbisë! Tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë
14 Tetor 2024, 13:42
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor 2024, 17:55
-
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti!
10 Tetor 2024, 16:28
-
Haradinaj: Kurti dhe e gjithë klika e tij janë kriminelë
11 Korrik 2024, 16:22
-
Ramush Haradinaj akuza Albin Kurtit: Ç'të lidh me agjentët serb Gollub e Boban Donqiq? Pse kërkove partneritet me Radojçiçin?
4 Qershor 2024, 17:54
-
‘Zbaton agjendën ruse’, Ramush Haradinajt akuza të forta ndaj Albin Kurtit: Është rekrutuar nga serbët në burg
28 Maj 2024, 11:05
-
Përurohet në Gjakovë shtatorja e Skënderbeut! Haradinaj: Nga sot do t’i bëjë ‘roje’ Gjakovës heroike
4 Maj 2024, 15:53
Si c`do here vetem shpresa, pa datim konkret, thjesht perralla!!! Me gjera te tilla jane mesuar kosovaret. Nuk thuhet kot: Ma i madh ymydi, se mirati (kosovaret e kuptojn)!!! "Urime" Rambo, per te gjitha te "arriturat": si p.sh.: Falje territori Malit te Zi (te cilin per hir te se drejtes, z. Meha (si familje e njohur patriotesh nga Drenica) e kishte perpiluar e PRESIDENTI i Kosoves, atehere Kryeminister z. Hashim Thaqi (poashtu rastesisht nga Drenica) kishte nenshkruar), heqjen e vizave, themelimin e vendpunimeve te reja (per familjaret e politikaneve),...,etj. Prandaj edhe nje here, faleminderit per te gjitha keto te "arritura", te cilet i keni bere per "POPULLIN"!!! Pershendetje.
Përgjigju