Takimi mes naftëtarëve dhe qeverisë në Bashkinë e Fierit! Vjen dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi - Shqiptarja.com

Takimi mes naftëtarëve dhe qeverisë në Bashkinë e Fierit! Vjen dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi

Pritet që të fillojë takimi mes përfaqësuesve të naftëtarëve të Ballshit dhe qeverisë.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë së Fierit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në takim kanë shkuar 8 përfaqësues nga naftëtarët, ndër to dhe kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj.

Gjithashtu ka mbërritur dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.


Lajmi kryesor:

Gratë dalin nga greva! Takim Rama me naftëtarët! Kreu i Sindikatës, Dautaj: Pagat nuk u morën përsipër nga asnjëra palë! Kryeministri: Do japim një ndihmë financiare (VIDEO)


E.M./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit