Tare në Velipojë- Masterplani, prishje e ndërtimeve pa leje në bregdet - Shqiptarja.com

Tare në Velipojë- Masterplani, prishje e ndërtimeve pa leje në bregdet

TIRANË - Një menaxhim ndryshe të bregdetit dhe një sistemim të ri, në kuadër të planifikimit të plazhit, ka qenë ky qëllimi i një takimi që Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare dhe drejtuesit e Komunës Velipojë zhvilluan me grupet e interesit dhe biznesin vendas.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, deklaroi se është mjaft e rëndësishme ndryshimi i menaxhimit të bregdetit. Për kryetarin e komunës, Pashko Ujka, përfundimi i masterplanit do të shënojë edhe ndërhyrjen ndaj ndërtimeve pa leje.
Takimi u organizua nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe komuna Velipojë, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Agjencisë së Planifikimit të Territorit. /ATSH/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit