KUKËS- Liqeni i Fierzës, është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Mbeturinat janë shfaqur në breg dhe në sipërfaqen e ujërave të liqenit duke krijuar ndotje masive.
Drejtori i Agjencisë së Mjedisit në Kukës, Arben Palushi, thotë se situatë është katastrofike por bashkia nuk ka kompetenca për pastrimin e gjithë sipërfaqes së liqenit ndërsa zgjidhja është vendosja e rrjetave mbrojtëse në burimet e ndotjes në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
"Është një bashki pa kompetenca për pastrimin e gjithë këtyre mbetjeve. Ndotjet janë shumë të mëdha, ne përpiqemi për pastrim, por zgjidhja do të ishte vendosja e rrjeteve përgjatë lumenjve", tha Arben Palushi, Drejtor i Agjensisë së Mjedisit dhe Liqenit të Fierzës në Bashkinë e Kukësit
Ndryshe mendon Rifat Demalia Drejtues i “Qendrës për Progres Rinor”. Sipas tij vendosja e rrjetave nuk është zgjidhje në kushtet kur banorët e njësive administrative në Kukës i hedhin mbeturinat brigjeve të lumenjve.
"Do të ishte mirë për zgjidhje nëpër fshatra për vendgrumbullim mbetjesh, ndërsa rrjetat nuk janë zgjidhe përfundimtare", tha Rifat Demalija Drejtues i “Qendra për Progres Rinor” Kukës
Projektet ndërkufitare për ruajtjen e liqenit të Fierzës ekzistojnë vetëm në letër, ndërsa aksionet sporadike të pastrimit në bregliqen nuk kanë dhënë efekt. Ndotja prej vitesh po dëmton turizmin dhe ekosistemin e liqenit të Fierzës.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje
14 Dhjetor 2024, 14:48
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor 2024, 09:31
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor 2024, 19:02
-
Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova
11 Dhjetor 2024, 12:47
-
Fierza del nga pika kritike, rritet niveli i ujit me 3 metra! Lumenjtë sjellin mbetje të shumta në liqen
9 Dhjetor 2024, 15:37
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin 'Tuneli-Morinë', arrestohet 21 vjeçari! Ishte në kërkim prej vitit të kaluar
6 Dhjetor 2024, 11:10
-
Morinë/ Po hynin në Shqipëri me 18 mijë franga zvicerane dhe 9150 euro cash, nën hetim 2 kosovarët
2 Dhjetor 2024, 12:07
-
Dhjetëra fshatra në Kukës pa drita, trashësia e borës në Shishtavec arrin deri në 50 cm! Rënie gurësh në rrugë
1 Dhjetor 2024, 10:16
-
Aksident nga moti i keq në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga! S'ka persona të plagosur
30 Nëntor 2024, 21:55
-
Shfaqja teatrale 'Tumja e Kajës' rikthen traditën në Kukës
30 Nëntor 2024, 17:00