Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se qeveritë duhet t'i vënë të drejtat e njeriut në qendër të prioriteteve të tyre, nëse duan të mbrojnë stabilitetin, rritjen ekonomike dhe të ardhmen e Tokës.
"Të drejtat e njeriut janë të sulmuara", tha Guterres në Gjenevë, në hapje të sesionit vjetor të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.
Guterres shpalli një plan global të veprimit, duke iu bërë thirrje njerëzve kudo në botë, që të ndërmarrin masa në zona të krimeve të luftës, kundër shfrytëzimit të grave dhe kundër përndjekjes së aktivistëve dhe pakicave.
Ai tha se të drejtat e njeriut sfidohen edhe nga ndryshimet klimatike dhe teknologjitë e reja, që, sipas tij, "përdoren shpesh për të shkelur të drejtat dhe privatësinë".
Guterres u bëri thirrje qeverive që t'i vënë të drejtat e njeriut në qendër të përpjekjeve për zhvillim ekonomik, në mënyrë që të gjitha pjesët e shoqërisë të përfitojnë nga rritja ekonomike.
Ai tha se gratë, shoqëria civile dhe grupet e të rinjve duhet të kenë role më të mëdha në politikë.
"Njerëzit po lihen prapa. Frika po rritet. Ndarjet po zgjerohen", paralajmëroi Guterres./REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor 2024, 08:33
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor 2024, 16:22
-
OKB e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Mianmar
13 Dhjetor 2024, 07:29
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor 2024, 13:54
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor 2024, 07:40
-
Çfarë kemi frikë në të vërtetë ne shqiptarët?
9 Dhjetor 2024, 12:14
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor 2024, 11:31
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor 2024, 15:01
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:32
-
Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin pas 26 vitesh burg
26 Nëntor 2024, 15:15
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor 2024, 09:39
-
Takimi i G20, përparësi ndryshimet klimatike dhe ulja e varfërisë
20 Nëntor 2024, 16:06