Tensione në Kuvend! Opozita bllokon foltoren, nuk lejojnë ministrin e Financave të flasë! Ndërhyn garda - Shqiptarja.com

Tensione në Kuvend! Opozita bllokon foltoren, nuk lejojnë ministrin e Financave të flasë! Ndërhyn garda

Seanca e sotme në Kuvend ku po diskutohet projektbuxheti 2025, është shoqëruar edhe me tensione. 

Teksa ministri i Financave, Petrit Malaj mori fjalën, drejt foltores shkuan deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati të cilët nuk po e lejonin që të fliste.

Madje gjatë, debatit, kreu i Grupit Parlament të PD-së, Gazment Bardhi e ka quajtur ministrin Malaj të “paaftë”.

Për të ulur tensionet ka ndërhyr edhe garda, e cila rrethoi foltoren ku po fliste ministri Malaj.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit