Është ekstraduar drejt Gjermanisë i arrestuari Shkëlqim Kastrati, i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane prej 4 vitesh, pasi ka tentuar të vrasë rojen në një klub nate.
Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se Shkëlqim Kastrati, 23 vjeç me origjinë nga Kosova, është ekstraduar ditën e sotme drejt Gjermanisë.
Kujtojmë se në fund të dhjetorit Gjykata e Lartë Shqiptare, vendosi të miratojë ekstradimin në Gjermani të Kosovarit, Shkëlqim Kastrati, i cili rezulton të jetë shpallur në kërkim prej dhjetorit 2017 nga gjykata e Villingenit në Gjermani, pasi rezulton se ai ka kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë.
Sipas dosjes hetimore, Shkëlqim Kastrati me origjinë nga Kosova, është implikuar në një ngjarje të rëndë në Gjermani, ku si pasojë e një konflikti me punonjësin e sigurisë së një klubi nate, e ka qëlluar këtë të fundit me pistoletë duke e dëmtuar rëndë. Fatmirësisht punonjësi i sigurisë ka mundur t'i shpëtojë sulmit me armë, për shkak se në trup mbante të veshur një jelek antiplumb.
Ndërkohë pas krimit të rëndë, Shkëlqim Kastrati, është larguar menjëherë nga Gjermani, duke u strehuar në Shqipëri. Autoritet e drejtësisë nxorën mandat arresti për Kastratin, por nuk mundën ta lokalizonin dhe arrestonin brenda territorit Gjerman. Shkëlqim Kastrati u arrestua nga Policia Shqiptare në muajin Maj 2019, ku ndalimi i tij është kryer në ambientet e një palestre fitnesi. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën me qira ku jetonte Kastrati në rrugën e Durrësit, policia e Tiranës, i gjeti dhe sekuestro një armë zjarri, plumba dhe një sasi kanabis.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Kapet 30 vjeçari nga Mali i Zi në Muriqan! Do ekstradohet në Francë pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje marrëdhenie seksuale me të mitur
29 Nëntor 2024, 11:45
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor 2024, 15:29
-
Barazojnë Gjermania e Holanda, Bosnje-Hercegovina zbret në Ligën B! Martinez si Maradona, kthen Argjentinën te fitoret (VIDEO)
20 Nëntor 2024, 12:23
-
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Leonard Luzin
10 Nëntor 2024, 11:41
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi i njohur si 'Peshkaqeni' ekstradohet në Gjermani
7 Nëntor 2024, 15:16
-
Rrjeti kriminal italo-shqiptar, arrestohen në Shqipëri dy persona me qëllim ekstradimin! Të implikuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Itali (EMRAT)
6 Nëntor 2024, 10:05
-
Gjermania thotë se do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian
1 Nëntor 2024, 09:04
-
Gjykata Kushtetuese pezullon ekstradimin e 'mafiozit' rus Igor Kokunov, avokati: Po dëbohet drejt Rusisë
30 Tetor 2024, 18:55
-
Shtrëngim për dhënie pasurie dhe ndihmë të paligjshëm të kufijve, ekstradohen dy persona! I riu nga Bulqiza do vuajë dënimin e mbetur me 2 vite burg
26 Tetor 2024, 09:57
-
Gjermania synon të bëhet lidere në Evropë për inteligjencë artificiale
22 Tetor 2024, 16:41
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet 41 vjeçari në Laç me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
17 Tetor 2024, 08:56