Tentoi të fuste në Shqipëri 145 mijë paund të fshehura në lavatriçe, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë (FOTO)
Paundët e sekuestruara në Qafë-Botë
SARANDË - Policia dhe Dogana bllokojnë në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Botë një shumë parash prej 145 220 Paund, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre një 25-vjeçar shqiptar. Denis Duro, banues në Korçë, ka tentuar të fuste në drejtim të Shqipërisë shumën e konsiderueshme të parave të padeklaruara. I riu ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip "Mecedes-Benz" Sprinter, me targa BV 67 KWN, kur ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në jug të vendit.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia bën të ditur se Denis Duro në hyrje në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës, ka deklaruar mallrat që transportonte, lavatriçe dhe frigoriferë, ndërsa shumën e parave nuk e ka deklaruar, por e kishte fshehur.
Strukturat operativo - hetimore të Doganës në Sarandë në bashkëpunim me Policinë, kanë ndaluar në aksin rrugor Qafë-Botë - Sarandë automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe e kanë shoqëruar në PKK Kakavije për një kontroll të imtësishëm me Skaner, pasi Strukturat operativo - hetimore të Doganës dhe Policia dispononin informacion se ky shtetas po transportonte një shumë të madhe parash, të cilat nuk i kishte deklaruar në Kufi.
Pas kontrollit të imtësishëm dhe me skaner të bërë në Kakavije, në disa lavatriçe, Policia dhe Strukturat operativo - hetimore të Doganës, gjetën dhe sekuestruan 145 220 Paund anglezë dhe skocezë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Duro dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
VIDEO/ Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën që jetonte aty
15 Dhjetor 2024, 16:46
-
Digjet furgoni në Metoq të Sarandës, ende nuk dihen shkaqet! Policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje
9 Dhjetor 2024, 11:46
-
Konispoli prodhon 50 mijë ton mandarina, prek tregjet më të mëdha nga Polonia deri në Rusi
7 Dhjetor 2024, 10:49
-
Sarandë/ Goditën me sende te forta 19 vjeçarin, 3 të rinj në kërkim
5 Dhjetor 2024, 10:07
-
Media irlandeze ‘Her’: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar në 2025
3 Dhjetor 2024, 08:15
-
Ktheu shtëpinë në bazë për prodhimin e vajit të kanabisit, në pranga i riu në Sarandë! VIDEO si fshehu kallashin brenda në valixhe, i sekuestrohen edhe thikë e fishekë
1 Dhjetor 2024, 10:27
-
Taksa e fjetjes në hotel, këshilltarët e opozitës bllokojnë miratimin e Paketës Fiskale në Sarandë
27 Nëntor 2024, 16:18
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor 2024, 15:07
-
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri
23 Nëntor 2024, 21:27