E parë, por e padëgjuar ndonjëherë! Të braktisësh qytetin dhe të strehohesh në shpellë. Kjo ndodh me familjen Tralo në Tepelenë! Familja s’ka ardhur për atraksion por nga halli i madh, pasi pronari i shtëpisë ku jetonin me qira ka vendosur t'i dëbojë pasi do të ndërtohet një pallat.
Prej 5 muajsh Ervin Tralo me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur jetojnë në një kasolle, pranë shpellës në mal. Në kushte të paimagjinueshme këta vogëlushë për festa nuk kërkojnë lodra, por bukë.
“Dua bukë për drekë”, shprehet djali i mitur, ndërsa e motra thotë “dua shtëpi”. Ata shkojnë në shkojnë duke bërë çdo ditë disa kilometra në këmbë, pa veshje dhe pa ushqim.
Ervin Tralo është i papunë. Ai mbledh bimë medicinale në lartësinë e malit Golik dhe ruan disa bagëti, të cilat i shet për të mbajtur frymën gjallë.
“Kam jetuar me qira në një shtëpi të vjeter në qytetin e Tepelenës. Shtëpinë e mori pronari, s’kisha të ardhura për të marrë shtëpi tjeter me qira dhe erdha tek kjo shpella. Mezi i ushqej fëmijët, duke mbledhur lule në mal. Dua një shtëpi, kush mundet të na ndihmojë”, shprehet kryefamiljari Ervin Tralo.
“Fëmijët duan të hanë të vishen, të lahen. Ka raste që rrinë dy ditë pa ngrënë”, tha bashkëshortja e tij.
Edhe pse kanë trokitur ne dyert e Bashkisë Tepelene nuk është ofruar ndihmë për familjen Tralo. Jeta e këtyre fëmijëve të paushqyer e në ftohtë është në rrezik. Përmes Report TV kërkojnë ndihmë nga donatorët dhe shoqatat bamirëse.
Kush dëshiron që të ndihmojë familjen Tralo, kontaktoni në 0699679716
B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor 2024, 14:52
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor 2024, 10:39
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor 2024, 22:17
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor 2024, 13:44
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 09:33
-
Histori frymëzuese! Taulanti, i vetmi kovaç i Këlcyrës (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 13:52
-
Gjirokastër/ Bllokohen për 5 orë në Komisariat 2 autobusë me shqiptarë nga Greqia ! Sekuestrohen 35 kuti medikamentesh, steka me paketa, vaj ulliri! Në hetim 3 shoferët (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 18:24
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor 2024, 17:14
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Punonjësit e pastrimit në Gjirokastër protestë para Bashkisë: Duam rritjen e pagave, na është premtuar prej një viti! Presion se do na heqin nga puna
6 Dhjetor 2024, 10:05
Ky per vete ne shpelle e ne verioreve na therrasin maloke
PërgjigjuDy miljon banor se nje miljon kan ik dhe prap vujtje me ate populle
PërgjigjuKa shoqata pa fund që marrin grande nga vende donatore ,pikerisht për këtë shtresë të pambrojtur,por ato marrin veç paratë dhe me to ndërtojnë lluksin e jetes tyre dhe në mungese edhe të shtetit,këta njerēz,kjo shtrese e pambrojtur,pērveç se është e destinuar të vuaj,ajo është mbi të gjitha një plagë e thellë dhe një turp i madh i shoqërisë tonë,që gjithsesi e ka një peshë të tille nga emigrimi në shkalle të gjërë i shqiptarëve,sidomos 10-15 vitet e fundit.
PërgjigjuNë shqipëri nuk ka të mjeruar të këtij niveli, ka vetëm pijanecë, bixhosxhinj dhe dembelë. Burrë e quani ju këtë që mos qoftë???!!! Mblidhka bimë medicinale ky dhe i pi raki
Dakord me Arbenin. Gazeta, si mund te ndihmojme?
PërgjigjuKjo eshte " demokracia " jone. Nuk di cfare te them pervecse nje TURP TE MADH PER TE GJITHE SHTETIN DHE KLASEN POLITIKE por edhe per ne si shoqeri kemi pjesen tone
Përgjigju