3 vite më parë humbi mësuesen nga kanceri i gjirit e sot Deni, 14 vjeç vendosi të dhurojë flokët të saj, me besimin qe ndonjë vajzë a grua e prekur të buzëqesh.
“Arsyet për të cilat jam këtu sot. E para është se dua që në këtë mënyrë të bëj sadopak të lumtur një vajzë apo një zonjë e cila vuan nga kanceri I gjirit dhe arsyeja e dytë është për shkak se në shkollën tone një zysh me emrin Sonila Totraku ka pasur këtë sëmundje dhe për fat të keq ka humbur jetën dhe dua ta bëj këtë akt në nder të saj.”- u shpreh Deni.
Dy motrat Ajsela dhe Alesja gjithashtu u bënë pjesë e kësaj kauze. Më shumë sesa flokët e tyre të gjata për to ka rëndësi shpresa e rikthyer tek gratë e sëmura nga kanceri i gjirit
“Jam 9 vjeç e gjysmë kam ardhur së bashku me motrën me prerë flokët. Duhet t’I dhurojmë flokët që t’I bëjmë të tjerët të lumtur.”- thanë ato.
Edhe mjekët, ata të cilët janë rekomanduesit më të mëdhenj për ndërgjegjësim dhe identifikim të hershëm të kancerit të gjirit u bënë pjesë e fushatës për dhurimin e flokëve në qendër të Tiranës.
'Këtu jam si grua dhe si mjeke. E shikoj shumë të nevojshme sensibilizimin. Çdo kush nga ne duhet të bëj punën e vetë dhe pak më tepër.'- u shpreh mjekja.
Nisida Gjoka, psikologe pranë onkologjikut tregon se në luftën e tyre, vuajtja më e madhe vjen nga rënia e flokëve
'Vijnë shumë të ngarkuara te psikologu. Ne mundohemi t’i ndihmojmë nëpërmjet mbështetjes psikologjike, këshillimit nëpërmjet informacionit që këto flokë do të dalin sërish , pasi të mbarojnë kimioterapinë.’- tha Nisida Gjoka.
Flokët e dhuruara do të përpunohen në paruke të personalizuara për gratë paciente.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor 2024, 17:07
-
Nëntë deputete të PD firmosin amendament për buxhetin e 2025: Të rimbursohet rikonstruksioni i gjirit dhe paruket për gratë me tumor
11 Nëntor 2024, 13:44
-
Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit
8 Nëntor 2024, 22:19
-
Mbyllja e fushatës ndërgjegjësuese të kancerit të gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë, çdo muaj një tetor rozë në çdo qytet pa sistem referimi
2 Nëntor 2024, 13:46
-
Nga spinaqi te hudhrat, ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit
1 Nëntor 2024, 15:58
-
'Fëmijët vetëm qanin!' Beteja e vështirë e infermieres nga Këlcyra me kancerin e gjirit: Unë jam shumë e fortë!
27 Tetor 2024, 14:24
-
Studimi: Frutat e thata mund të jenë çelësi për të ndalur përhapjen e kancerit të gjirit
27 Tetor 2024, 13:02
-
Tetori rozë/ 55-vjeçarja rrëfen betejën me kancerin e gjirit: Më doli gjëndër në gjoks, s’e dija çfarë ishte! Mjekët: Bëni eko dhe mamografi çdo vit
20 Tetor 2024, 16:00
-
Nga mënyra e jetesës te lindjet e vona, cilat janë shkaqet e kancerit të gjirit? Onkologu Nina për Report Tv: Spitalet publike të ofrojnë testin gjenetik
19 Tetor 2024, 16:21
-
Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit
19 Tetor 2024, 11:43
-
Tetori rozë, aktivitet sensibilizues në qendër të Elbasanit, mjekja Onkologe: Kontrolle më të shpeshta! Bëni mamografinë
18 Tetor 2024, 18:27
-
'Pata dobësi, më çuan urgjent në Tiranë!' Rrëfimi i gruas në Lezhë dhe apeli i mjekes: Mos neglizhoni kontrollet për kancerin e gjirit
14 Tetor 2024, 17:04