TIRANË- Nëse Lulzim Basha do japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike do jetë një humbje e dyfishtë për të. Kështu tha në Report Tv analisti Ermal Hasimja. Sipas tij, dorëheqja e Bashës do ishte një humbje politike pasi nuk do mund të rikthehet më si kryetar. Për Hasimjen, humbja e dytë është morale, pasi do të dështojë në përballjen me Sali Berishën. Në 'Studio Live' me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, analisti tha se Lulzim Basha përpiqet t'i rezistojë akoma presionit nga deputetët për të dhënë dorëheqjen.
"Do ta kishte humbjen e dyfishtë, përfundimtare në aspektin politik se vështirë se mund të kthehet më si kryetar i PD, nuk e ka fituar me shpatullat e veta, është emëruar nga Berisha, nga ana tjetër është humbja morale. Nisi një betejë me Berishën dhe dorëheqja e tij ndërkohë që Berisha fuqizohet do ishte dështim i plotë në raport me Berishën", tha Hasimja në Report Tv.
Pas gjashtë humbjeve radhazi, analisti thotë se Basha nuk ka më se çfarë t'i japë Partisë Demokratike. Hasimja thotë se duhet t'ia lërë vendin dikujt tjetër që është i gatshëm të përballet me Partinë Socialiste.
"Si kryetar i PD, Basha vështirë se mund të japë diçka më tepër. Duhet pasur parasysh që është përballur me një sistem shumë të vështirë për të luftuar, që përdor administratën për fushatë politike. Nuk është e lehtë të bësh opozitë në situata të tilla apo kur një pjesë jo pak e rëndësishme e elektoratit janë gati ta shesin votën. Nuk ka qenë e lehtë detyra, ai që e merr përsipër këtë lloj roli duhet t'i marrë parasysh këto vështirësi dhe nga ana tjetër duhet t'i lërë vendin dikujt tjetër që është i gatshëm të përballet", u shpreh analisti.
Kriza e thellë brenda PD dhe revoltimi i deputetëve ndaj Lulzim Bashës duke i kërkuar dorëheqjen lindi pasi PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke mos mundur të marrë asnjërën nga 6 bashkitë.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja
18 Dhjetor 2024, 19:48
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rishfaqja e Parashqevi Simakut, këngëtarja Qirjako për Report Tv: Shteti të ndërhyjë! Gjata në lot: Turp po e shfrytëzojnë! Duhen pensione dinjitoze për artistët
16 Dhjetor 2024, 20:07
-
Kosova drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Deputeti i PDK: I gjithë kabineti i Kurtit në hetim nga Prokuroria Speciale! Diplomati: Vetëvendosja nuk ka kualitet në lista
16 Dhjetor 2024, 19:17
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15