'TikTok mund të ndalohet në SHBA, nëse nuk i shitet një kompanie amerikane', Gjykata Federale e Apelit në SHBA i jep të drejtë presidentit Biden - Shqiptarja.com

'TikTok mund të ndalohet në SHBA, nëse nuk i shitet një kompanie amerikane', Gjykata Federale e Apelit në SHBA i jep të drejtë presidentit Biden

Foto ilustruese

Ankesa që TikTok paraqiti në Gjykatën e Apelit për të shmangur bllokimin e aplikacionit në Shtetet e Bashkuara nuk pati sukses.

Gjykatësit Sri Srinivasan, Neomi Rao dhe Douglas Ginsburg, pasi shqyrtuan çështjen dhe pozicionet përkatëse të kompanisë dhe Departamentit të Drejtësisë, në thelb konfirmuan ligjin e firmosur nga presidenti amerikan Joe Biden në prill të këtij viti: platforma do të ndalohet në të gjithë vendin në janar të ardhshëm, përveç nëse TikTok shitet një kompanie amerikane.

"Përpjekjet shumëvjeçare të të dy degëve politike për të hetuar rreziqet ndaj sigurisë kombëtare që paraqet platforma TikTok dhe për të shqyrtuar zgjidhjet e propozuara nga TikTok peshojnë shumë në favor të ligjit», deklarohet nga Gjykata.

Kompania e kishte bazuar ankesën e saj në faktin se detyrimi për shitje për të mbetur aktive në territorin amerikan ishte i detyruar dhe, mbi të gjitha, antikushtetues. Ajo i referohej Amendamentit të Parë të Kushtetutës Amerikane, i cili garanton lirinë e shprehjes.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grabitesi: 06/12/2024 18:46

    Atehere nuk eshte problemi te tik-toku por eshte se amerikanet duan tjua grabisin Kinezeve por mendoj se nuk do tu shkoje kete here hajduteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit