TIRANE- Tirana ka marrë një fytyrë të re përgjatë ditëve të fundit dhe tashmë është gati për të pritur festat e fundvitit. Sheshi Skëndërbej është veshur nga dritat e festës, ndërsa numri 2020 i kujton të gjithëve se jemi në prag të ndërrimit të viteve.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar edhe disa foto nga atmosfera festive ndërsa paralajmëron se ka akoma surpriza.
"Festat e fundvitit po afrojnë! Tirana ka nisur zbukurimet e dekoret me surpriza të reja për 2020. Prisni - prisni! Vetëm sapo kemi filluar...", shkruan Veliaj.
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)