TIRANË - Një punonjës në gomisteri ka ndërruar jetë pas një incidenti në vendin e tij të punës. Policia e Tiranës njofton se sot në orën 12:04 tek një gomisteri në Bathore, aksidentalisht gjatë punës, ka plasur një gomë. Për pasojë punëtori i gomisterisë Fatjon Lleshi 28 vjeç, u dëmtua rëndë dhe gjatë dërgimit për në spital ndërroi jetë.
"Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia e Tiranës në një njoftim paraprak për ngjarjen.
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
sa gjynah, fatkeqesi.. ngushellime familjes
PërgjigjuNgushellime familjareve fatkeqsi e madhe
Përgjigju