I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç do të jenë në Bruksel këtë javë.
Lajçak u shpreh se shpreson që në takimin e së enjtes të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura.
“Të dyja palët do të jenë në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë mosmarrëveshjet e mbetura të enjten për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës”, shkruajti Lajçak.
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)