Tomor Alizoti, i afruar me shumë bujë në PD, si një “kokë e madhe”, është kthyer në një personazh qesharak, të krahasueshëm me Flamurin. Së fundmi, ai i ka hyrë dhe meteorologjisë, për të shpjeguar zhvillimet në PD. Alizoti ka thënë se zgjedhjet për kryetarin e ri nuk mund të bëhen më 29 korrik, se është shumë vapë.
“Sot opozita është e domosdoshme, por është e ndarë në 3 blloqe. Pa ardhur edhe ai në mes të vapes, që do bëhet kryetar. Ka ardhur në mes të vapës ai, do të bëhet kryetar. Ai nuk punon në opozitë, nuk erdhi të thotë dy fjalë atje, është Sandokani nga deti, do bëhet edhe ai. Ky që është kryeministër ikën në det dhe ky do vijë me 29, ne të tjerët themi diçka që mendojmë.
Jemi në një kaos total e cila i shërben autokracisë. Do zgjidhet kryetar partie në kokërr të vapes. Me 30 korrik vjen Zelensky në krye të PD-së, është ushtarak nga natyra, fighter (luftëtar). Me këto bishtat që do vijnë me 30 do na dëmtojnë, e shikoj dëmin më të madh, e shikoj dëmin në nivel kombëtar”, tha Alizoti në në një intervistë.
Këtë deklaratë e ka komentuar me ironi Namir Lapardhaja.
“Një deputet i zgjedhur si ndër më të spikaturit politikisht, kishte dhënë sot në media një argument 'shkencor': Nuk mund të zgjidhet dikush kryetar në mes të vapës.
Duket efekti që shkakton afërsia me Doktorin: humb edhe ato pak mend që mund të kesh pasur”, shkruan me ironi, Namir Lapardhaja./TemA
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Saliu që nuk njeh baxhanakun, njeh kushëririn e gruas së Dumanit
15 Dhjetor 2024, 08:48
-
Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit
14 Dhjetor 2024, 12:31
-
Namir Lapardhaja: Nuk ka dilema Rama apo Berisha
13 Dhjetor 2024, 19:32
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor 2024, 14:08
-
Namir Lapardhaja: ‘Akuzat politike’ dhe ‘e vërteta’ e Sali Berishës
6 Dhjetor 2024, 15:08
-
Namir Lapardhaja: Parlamenti i turpit!
5 Dhjetor 2024, 19:49
-
Zgjedhjet e 2025/ Pas Tiranës Berisha cakton grupet e punës në Durrës, Elbasan dhe Lezhë, e Kukës (LISTAT)
5 Dhjetor 2024, 18:27
-
Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë
25 Nëntor 2024, 10:25
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor 2024, 17:35
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor 2024, 12:03
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor 2024, 13:08
-
Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës! Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e Rrogozhinën
5 Nëntor 2024, 16:20