Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO) - Shqiptarja.com

Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)

Tiranë-  Në këto 5 kuti me pako si makarona aziatike, grupet kriminale kishin futur kanabis. Lënda narkotike mbërriti nga Tajlanda në Tiranë me shërbim postar.

Pas hetimeve të kryera, policia mundi të arrestojë 2 persona të grupit, Bruno Lila, 19 vjeç dhe një 17 vjeçar, të dy banues në Tiranë. Atyre iu sekuestruan 1.7 kg kanabis me përqindje të lartë T.H.C, që konsiderohet përbërësi kryesor psikoaktiv i bimës kanabis, 3 gr e së cilës kushton 100 euro. Droga do shitej në Tiranë me vlerë 23 000 euro. Për këtë rrjet të kanabisit me postë nga Tajlanda, u shpallën në kërkim dy të rinj 18-vjeçararë dhe u sekuestruan shuma parash, celularë dhe automjete.

Një tjetër grup me të njëjtën skemë të trafikut të kanabisit me postë, u zbulua nga policia, por këtë radhë, droga vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky grup synonte të gjente treg në qytetin e Elbasanit, ndërsa policia i sekuestroi 2.3 kg kanabis gati për tu shitur me vlerë 45 mijë euro. 

Burime për Report Tv thonë se pakoja me lëndë narkotike ishte kamufluar në paketime të vogla me reklamim si fara për bar për fusha futbolli.

Ermal Halili 34 vjeç me banim në Elbasan u arrestua ndërsa një 24-vjeçar u shpall në kërkim.  Në banesën e të kërkuarit – policia thotë në një njoftim zyrtar – se gjeti edhe 170 gr kokaine. Grupit iu sekuestruan shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për ketë veprimtari kriminale.

Ndryshe nga raste të ngjashme të trafikut të drogës me postë private, këto grupe, sipas burimeve, përdornin Postën Shqiptare. Report Tv mëson se sinjalizimi dhe dyshimet se brenda pakove mund të  kishte lëndë narkotike, erdhi nga vetë posta shqiptare.  Ndaj 2 grupeve, për të cilët vijojnë hetimet për të zbuluar të tjerë persona të dyshuar, është ngritur akuza e “Trafikimit të narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 1” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 34 vjeç, banues në Elbasan, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2.3 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, e parashikuar për t’u shitur në Elbasan, me vlerën 45 000 euro, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në banesën e shtetasit E. D., shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

-Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 2” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale u arrestuan në flagrancë shtetasit: Bruno Lila, 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Bruno Lila  18 vjeç dhe Ermal Halili, 18 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.7 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, e parashikuar për t’u shitur në Tiranë, me vlerën 23 000 euro, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

1734606304_12.jpg

 

Droga e fshehur ne kuti

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit