Tragjedi në futboll, përplasja e autobusit i merr jetën portierit dhe trajnerit! Pezullohet kampionati
Autobusi i përmbysur dhe portieri Zakaria Bouziani
ALGJERI - Tragjedi në futbollin e Algjerisë. Autobusi i ekipit të MC El Bayadh u përfshi në një aksident rrugor dhe për fat të keq një prej portierëve të skuadrës dhe ndihmëstrajneri ndërruan jetë, teksa dhjetë lojtarë të tjerë u lënduan.
Në aksident, siç raporton “Foot Algérie”, humbën jetën dy persona. Portieri Zakaria Bouziani dhe ndihmës trajneri Khaled Zitouni. Klubi algjerian, nëpërmjet kanaleve të komunikimit bën të ditur se gjendja e pjesëtarëve të mbetur të ekipit nuk është shqetësuese.
Aksidenti ndodhi ndërsa skuadra udhëtonte në veri të vendit për në Tizi Ouzou për ndeshjen kundër JS Kabylie, tha Federata Algjeriane e Futbollit. Federata gjithashtu tregoi se autobusi u rrëzua në Tiaret, rreth 150 kilometra (90 milje) nga bregu i Mesdheut, por nuk dha detaje mbi shkakun.
Si shenjë respekti Federata vendosi të "pezullonte të gjitha aktivitetet e futbollit në mbarë vendin këtë fundjavë në të gjitha ligat dhe garat". Ata shtuan se shorti për raundin tjetër të kompeticionit kryesor të kupës së Algjerisë, i cili ishte planifikuar për më 26 dhjetor, tani do të hidhej në një datë të mëvonshme.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Uau! Nuk do ta njihni! Boksierja algjeriane Imane Khelif ndryshon pamje, nga ringu tani një yll! Shikoni videon!
15 Gusht 2024, 22:50
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik 2024, 22:34
-
Qeveria hedh për konsultim projektvendimin, 32 milionë euro për fortifikimin dhe menaxhimin e kufirit në dy vite
31 Maj 2024, 22:27
-
Historia rrëqethëse: U rrëmbye në 1998 dhe u mbajt për 26 vjet në një bodrum, 300 metra larg shtëpisë së tij
16 Maj 2024, 12:03
-
VIDEO/ Tragjedi në futboll, lojtari 17-vjeçar humbet jetën pas një goditje në fushë
25 Mars 2024, 22:36
-
Lufta/ Presidenti brazilian akuzon Izraelin për "gjenocid" në Gaza! Netanyahu: E turpshme, po kalon vijën e kuqe
18 Shkurt 2024, 07:58
-
Anulohet goli kandidat për çmimin 'Puskas', mëkat në Kupën e Afrikës (VIDEO)
17 Janar 2024, 22:25
-
Përgatitjet para 'Gjermani 2024', Kombëtarja mëson kundërshtarët dhe datat e miqësoreve
30 Dhjetor 2023, 18:57
-
Po udhëtonin me jet-ski, vriten me armë zjarri nga roja bregdetare dy turistë në brigjet e Algjerisë
1 Shtator 2023, 08:06
-
Pas Kuvajtit edhe Algjeria ndalon shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema
15 Gusht 2023, 14:57
-
VIDEO-LAJM/ Po kryente lutje për Ramazan, macja kërcen mbi Imamin në Algjeri, pamjet bëhen virale
6 Prill 2023, 10:53
-
Italia kërkon ‘shkëputjen’ nga varësia ruse, Meloni stratege me Algjerinë! Rrit lidhjet e forta energjetike
22 Janar 2023, 16:20