ITALI- Orjol Lame, shoferi 32-vjeçar i makinës që u përplas me shtëpinë e braktisur në Reggio Emilia dhe për pasojë humbën jetën 4 anëtarët e familjes, rezultoi pozitiv në testin e drogës dhe të alkoolit.
Pasi kaloi një mbrëmje me djalin 2-vjeç, gruan 22-vjeçare, motrën dhe vëllain e saj, Lame mori makinën për t’u nisur në Parma ku jetonin prindërit e partneres. Shoferi, i vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik ndodhet në gjendje kritike ndërsa nga testet toksikologjike rezulton se ka konsumuar drogë të ndryshme dhe alkool.
Shane Hyseni, 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç humbën jetën në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida. Babai po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ të errët që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të braktisur. Kur mësuan aksidentin tragjik që u mori tre fëmijët dhe nipin, gjyshërit e tronditur kujtonin bisedën e fundit me vajzën 22-vjeçare që i kishte kërkuar prindërve të merrte motrën e vëllain për të dalë në darkë që rezultoi të ishte e fundit për ta.
Rruga alternative ku ndodhi aksidenti është shumë e frekuentuar nga shoferët kur autostrada është e mbingarkuar. Për të rritur sigurinë, banorët e zonës kanë kërkuar shpesh nga institucionet që të vendosen kamera shpejtësie dhe limiti të jetë 30 km/h në zonë.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor 2024, 21:18
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Itali/ Ekipet e shpëtimit punojnë për të shpëtuar 32-vjeçaren e bllokuar 585 metra nën tokë
16 Dhjetor 2024, 21:25
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro
16 Dhjetor 2024, 16:12
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor 2024, 21:13
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor 2024, 16:28
-
Itali/ I dënuar me 4,2 vite burgim për zhvatje dhe shpifje, kapet pas katër vitesh kërkimi 43-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor 2024, 16:05
Fatkeqesi e madhe, s'gjen fjale te ngushellosh.
PërgjigjuVërtetë ironi e fatit. Dhimbje për jetët e humbura, të pafajshmit fëmijë. Prind i papërgjegjshëm. O shqiptarë, qoftë në Shqipëri apo dhe botë, keni pirë alkol, mos merrni makinën, më mirë një taksi e kur të jeni esull merrni makinën. Janë shumë raste që përfundojnë kështu. Thirrini mëndjes, nuk bëhet shaka me jetën, aq më keq kur keni fëmijë në makinë. Ëndrra italiane ju shua në mes vajzës së kësaj familje, por dhe vetë atyre. E nga kush? Nga dhëndri. E tmerrshme...
PërgjigjuE per ironi te fatit ai shpeton e gjith tjeret vdesin . Duket ne fytyr qe esht i poshter drogaxhi ky . Pun jevgjish
Përgjigju