Tragjeditë ajrore, ndalohen fluturimet e avionëve "Boeing 737-8 MAX - Shqiptarja.com

Tragjeditë ajrore, ndalohen fluturimet e avionëve "Boeing 737-8 MAX

Tragjeditë ajrore, ndalohen fluturimet e avionëve

Kosova ndalon fluturimet e të gjithë avionëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”. Vendimi është marrë nga Autoriteti i Aviacionit Civil  të Kosovës i cili njofton se ka pezulluar përkohësisht fluturimet deri në një njoftim të dytë.

Shkak është bërë tragjedia e pak ditëve më parë në Etopi ku nga rrëzimi i avionit të këtij lloji humbën jetën 157 persona.

Po ashtu edhe shtetet e BE-së kanë ndaluar fluturimin e aeroplanëve “Boeing 737-8 MAX” si dhe “Boeing 738-9 MAX”, mbi hapësirat ajrore evropiane.

Kjo nuk është hera e parë që këta avionë shkaktojnë tragjedi dhe për këtë arsye,  kompania është nën hetim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit