'Transparent Albania', Rama: Çdo njeri i drejtohet cilitdo institucion për informacion dhe do ndjeki në kohë reale statusin e kërkesës - Shqiptarja.com

'Transparent Albania', Rama: Çdo njeri i drejtohet cilitdo institucion për informacion dhe do ndjeki në kohë reale statusin e kërkesës

Kryeministri Rama ishte sot në prezantimin e platformës online 'Transparent Albania' ku në fjalën e tij ndër të tjera theksoi se me këtë platformë çdo qytetar mund t'i drejtohet çdo institucioni për informacion dhe do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës që ka bërë.

'Tjetra një risi e rëndësishme është interaktiviteti i saj. Nëse sot një qytetar i drejtohet një institucioni dhe nuk merr përgjigje në kohë, i drejtohet komisionierit. Komisioneri i drejtohet insititucioneve, në 70% të rasteve përgjigja jepet në sekondë. Vonesa të palidhura me asnjë qëllim, por me nënvlerësimin apo mungesën e këtij zakoni të administratës që të përgjigjet në kohë reale. Ndërkohë 30% tjetër është më kompleks. Me platformën çdo njeri që i drejtohet cilitdo institucion për informacion do ndjeki vetë në kohë reale statusin e kërkesës.

Platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afatit. Dhe kështu vendos para përgjegjësisë këdo në institucion. Por i jep institucionit, pasqyrën e performancës me këtë detyrim parësor të ekzekutivit me qytetarin. Besoj se ky element që ka të bëjë me procesimin e çdo kërkese do ndihmojë në rritjen e përgjegjësisë e ndjenjës për tu përgjigjur.'


Lajmi kryesor:

'Transparent Albania', Rama: Platforma, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit! Do shërbejë edhe kundër të pavërtetave dhe dezinformimit


G.K/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit