Turisti kosovar alarmon eskortën e kryeministrit Berisha - Shqiptarja.com

Turisti kosovar alarmon eskortën
e kryeministrit Berisha

TIRANE- Një tjetër incident është shënuar me eskortën e kryeministrit Berisha vetëm pak ditë më parë. Sërish ngjarja është konsumuar në aksin e autostradës Tiranë-Durrës dhe ngjarja ka marrë shkas nga një qarkullim i gabuar i një shtetasi të Kosovës në këtë autostradë ndërsa në ato momente po kalonte makina e kryeministrit.

 Shoferi kosovar po futej në autostradë nga një rrugë dytësore por gabimisht ka zgjedhur krahun e kundërt të korsisë dhe automjetet shoqëruese të kryeministrit porsa e kanë parë I kanë bërë shenjë të ndalet menjëherë, eskorta ka vazhduar përpara ndërsa një makinë policie ka ndalur shtetasin kosovar i cili u ka deklaruar uniformave blu se ishte orientuar gabim dhe kishte ngatërruar korsinë.

 Një muaj më parë një ngjarje e ngjashme ndodhi në të njëjtin aks rrugor, kur katër të rinj kanë parakaluar me shpejtësi makinën e kryeministrit ndërsa shoqëruesit e Berishës i kishin bërë shenjë makinës të mos kryente parakalimin. Dy orë më vonë shoferi u shoqërua në polici dhe rezultoi se ishte Endrit Kopliku, djali i ish zv.kryeministrit Bashkim Kopliku.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit