"Nuk shoh një pakete ne horizont që të jem i drejtpërdrejt” u shpreh kryeministri Edi Rama në 29 shtator.
Edhe pse përgjigja e kryeministrit Edi Rama më 29 shtator ishte e prerë për operatorët turistik që nuk do të ketë një paketë të tretë vetëm për ata, përsëri tur-operatorëve nuk heqin dorë nga kërkesat. Shoqata e tur-operatorëve i ka dërguar një letër me kërkesa kryeministrit Edi Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosit dhe Ministres së financave Anila Denaj. Si një nga kategoritë më të goditura nga pandemia ata kërkojnë një paketë të tretë për turoperatorët agjencitë turistike, guidat dhe transportin turistik. Po ashtu ata kërkojnë edhe zgjerimin e paketës së ri-punësimit për të papunët e dalë si pasojë e pandemisë.
“Skema e ripunësimit e qeverisë të shtrihet deri në datën 30 Shtator 2020 për punonjësit e larguar pasi efektet e pandemisë vazhdojnë të ndihen deri më sot. Kërkojmë mbështetje për punonjësit e mbajtur në punë nga bizneset turoperatorë, agjencitë turistike, guidat dhe transporti turistik, pasi është hera e dytë që pikërisht ky grupim punonjësish i mbajtur me shumë sakrificë në punë nga ana jonë, nuk përfshihet në skemat mbështetëse të qeverisë”, thuhet në letrën e tyre.
Në letrën e dërguar ata kërkojnë edhe mbështetje me grante si vendet fqinje për të rimëkëmbur sektorin turistik. Por kryeministri Rama pati deklaruar se turizmi ja ka dalë dhe ka pasur vizitore edhe këtë vit.
“Konstatoj me kënaqësi se ka pasur shumë turistë dhe frekuentime këtë vit, si turizëm të brendshëm ashtu edhe patriotik”, tha Rama.
Ndërkohë shifrat e publikuara nga INSTAT flasin për një rënie të numrit të turistëve në 7 muaj në nivelin e 60%.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor 2024, 13:33
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42