Duke marrë shkas nga një intervistë të kandidates së PS për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi në ambientet e kishës së Shën Kollit në Kurjan, Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit ka reaguar me anë të një shkrimi drejtuar politikës duke thënë se nuk duhet të përdorin ambientet e shenjta për deklarata apo mitingje politike.
Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit ka deklaruar se ky akt sipas tyre përbën një sakrilegj ndaj vendeve të shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve. Pas reagimit nga Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit i menjëhershëm ka qenë edhe përgjigja e Majlinda Bufit. Ajo ka thënë se Kisha e Shën Kollit në Kurjan, ku ajo dha intervistën nuk është pronë e Mitropolisë, por është monument kulture.
"Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambientet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike", thuhet në një pjesë të deklaratës së Mitropolisë së Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit.
Ndërsa kandidatja e për bashkinë e Roksovecit është përgjigjur kështu: "Kisha e Shën Kollit është objekt i Ministrisë së Kulturës. Nuk bëra fushatë politike, por thjeshtë dhashë një intervistë. Nëse në këtë kishë do të ushtrohej aktivitet fetar jam dakord, por ai është thjeshtë një objekt monument kulture".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Roskovec/ 66-vjeçari Novrus Kuka ruan traditën e kultivimit të duhanit: S'kam hequr dorë dhe kur kam dalë me humbje! Sot e eksportoj në Greqi
9 Dhjetor 2024, 09:29
-
VIDEOLAJM/ ‘Dielli i Zi’ në Roskovec, spektakli magjepsës i zogjve shtegtarë
20 Nëntor 2024, 15:05
-
'Bankers' mbështet Roskovecin në projekte kyçe infrastrukturore! Pastrohen kanalet kulluese, zgjerohen rrugët e Marinzës
31 Tetor 2024, 15:58
-
Banorët promovojnë prodhimet në 'Festën e Ullirit' në Roskovec! Begaj: Keni kulturë të larmishme
25 Tetor 2024, 14:17
-
VIDEOLAJM/ Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, protesta e grave me të zeza para Apelit të Tiranës! Kërkojnë dënimin maksimal për autorët!
15 Tetor 2024, 09:48
-
Vrasja e 2 vëllezërve Kurtaj në Roskovec, edhe një i mitur nën akuzë! Ja gjashtë akuzat e Prokurorisë për 6 të dyshuarit
17 Shtator 2024, 12:59
-
Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, lihen në burg autori, 2 djemtë e tij dhe kushëriri
13 Shtator 2024, 13:44
-
Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, arrestohen edhe 2 djemtë e autorit! Në hetim babai i tij dhe një tjetër
11 Shtator 2024, 12:35
-
‘Miqësia që përfundoi në plumba’, fqinjët të tronditur pas vrasjes së dy vëllezërve në Roskovec: Hanin e pinin bashkë, u zunë për fëmijët
11 Shtator 2024, 11:29
-
Vrasje e dyfishtë në Roskovec të Fierit/ Vret 2 vëllezërit pas sherrit të fëmijëve, autori vetëdorëzohet! Shoqërohen dy djemtë e tij (EMRAT)
10 Shtator 2024, 14:34
-
Fier/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe u kap në rrugë, riarrestohet 19-vjeçarja e akuzuar për prostitucion! Në Roskovec, e mitura plagoset me thikë nga vëllai
27 Gusht 2024, 12:48
-
Ardit Rada: Po tani, kush është bajga?
2 Gusht 2024, 18:30