U arrestuan me akuzën se do vrisnin Elton Kilën, GJKKO liron Arsen Preçin dhe Arben Spahiun - Shqiptarja.com

U arrestuan me akuzën se do vrisnin Elton Kilën, GJKKO liron Arsen Preçin dhe Arben Spahiun

U arrestuan me akuzën se do vrisnin Elton Kilën, GJKKO liron Arsen Preçin dhe Arben Spahiun

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi

TIRANË - Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Alibej.

GJKKO vendosi pushimin e çështjes për këta dy persona, duke pranuar kërkesën e prokurorit Behar Dibra.

Ky i fundit kërkoi pushim, me argumentin se Spahiu dhe Preçi nuk kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar dhe hetuar, por e kanë kryer te tjerë persona, që po hetohet për ti identifikuar.

Spahiu dhe Preçi u arrestuan në muajin shkurt të vitit 2023 në qytetin e Elbasanit, pasi policia kishte dyshime se ata do të kryenin një vrasje me pagesë.

Në atë kohë, punonjësit e pastrimit gjetën një armë zjarri pistoletë në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa prokuroria zbuloi një makine “BMW X6” të vjedhur, në brendësi të së cilës u gjetën 3 automatikë, një pistolë dhe dy bidona me benzinë.

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u arrestuan në dyshimin se do të vrisnin Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit.

Gjatë kontrollit të zonës policia gjeti edhe dokumente të falsifikuara greke me foto të Arben Spahiut, Po ashtu një prove u konsiderua dhe një bisht cigareje të gjetur brenda makinës BMË që prokuroria e Elbasanit tha se i përket Arsen Preçit.

Pas këtyre provave, prokuroria e Elbasanit ia referoi dosjen SPAK për kompetencë.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit