Për disa orë me radhe, 300 mjete u bllokuan në Qafë Murriz për shkak të reshjeve të dëborës. Policia ka njoftuar se 50 pasagjerë janë evakuar dhe u transportuan në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi. Policia u bën thirrje drejtuesve që të qëndrojnë në makina pasi po punohet që të fillojë lëvizja e automjeteve.
Qafë Murrizë/Policia evakuoi të gjithë pasagjerët që ndodheshin në automjetet e bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë, bënë të mundur evakuimin e 50 pasagjerëve që ndodheshin në automjete në bypass Qafë Murrizë, duke i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur të bllokuar dhe po i transportojnë në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.
Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen. Drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në makina pasi po punohet intensivisht që për pak minuta të fillojë lëvizja e automjeteve. Shërbimet e Policisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndodhen në krye të detyrës, për t'iu dhënë ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe apelojnë edhe një herë për shmangie të qarkullimit në rrugën e Arbrit. Gjithashtu, Policia Rrugore apelon që dejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Lajmi kryesor:
Reshjet e dëborës bllokojnë 400 mjete në Qafë Murriz dhe aksin Peshkopi - Maqellarë! Evakuohen 50 pasagjerë! Dibra pa drita (VIDEO)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë
18 Dhjetor 2024, 16:25
-
Temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
18 Dhjetor 2024, 07:22
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor 2024, 18:05
-
Vranësira e temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
17 Dhjetor 2024, 07:19
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 11:51
-
Shtrëngata e reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
15 Dhjetor 2024, 07:17
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 60-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
13 Dhjetor 2024, 14:46
-
Vranësira dhe reshje të pakta shiu, ja si pritet moti për sot
13 Dhjetor 2024, 07:07
-
Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
12 Dhjetor 2024, 16:57
-
Peshkopi/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)
12 Dhjetor 2024, 09:30
-
Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
12 Dhjetor 2024, 07:15
-
Dibër/ Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 persona
11 Dhjetor 2024, 09:50