Biznesmenja e cila u dhunua nga një i dënuar për drogë ditën e djeshme në Lazarat ka folur nga spitali duke thënë se, agresori është nipi i burrit të saj. E dhunuara, Lavdie Buzheri tha se në biznesin e saj ku prodhon rrjeta teli ditën e djeshme rreth orës 10:00 kishin shkuar disa persona, të cilët kishin ngarkuar në një kamionçinë materialet që ndodheshin në magazinë. Në këtë moment ajo ka shkuar për t'i kundërshtuar, por personat në fjalë ku mes tyre ka qenë edhe vëllai i agresorit, kanë mbyllur makinën dhe janë larguar.
Biznesmenja tregon se është në proces gjyqësor me personat që i kanë marrë mallin, por sipas saj biznesi i takon vetëm asaj dhe familjes. Pasi ishin larguar personat që i kishin marrë materialet në magazinë, në vendin e ngjarjes kishte ardhur agresori, Alfons Buzheri i cili ka dhunuar Lavdie Buzherin.
"Mjekët mi bën të gjitha, grafitë, skopit. Vazhdoj të jem njësoj, kam dhimbje në të gjithë trupin. 48-vjeç jam. Po ngarkonin një makinë. U thash mos ngarkoni se është malli i familjes time. Kam një fabrikë që prodhoj rrjeta teli. U bëra video u thash mos ngarkoni. jam administratore, ata u futën me forcë atje. Jemi në proces gjyqësor me ta. Por ajo është forma ime, ata i morën dhe u futën me forcë. Ka disa kohë që ka ndodhur. Që në gusht ka kështu. Jam dhunuar dje nga ora 10:30. Pashë makinën atje mora telefonin dhe mora një polic privat. Dhe bëra foto. U futa brenda i thash shkarko mallin, ata nuk më dëgjuan, i thash edhe vllait të atij që më dhunoi, por ai e mbylli makinën dhe u largua. U ula në tavolinë ku punoja dhe më vjen ai personi. E njoh është nipi i burrit." tha Lavdie Buzheri.
Lajmi kryesor:
Pronarja e punishtes në Lazarat: "Më dhunoi nipi i burrit!" I dënuari për drogë lihet i lirë nga policia (VIDEO)
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor 2024, 15:47
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor 2024, 17:51
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor 2024, 15:47
-
Fier/ Kundërshtim policie, vjedhje dhe publikim i fotove intime, 3 të arrestuar dhe një në kërkim brenda pak orëve (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 13:24
-
Tiranë/ Shantazh me 20 mijë euro për të mos i publikuar foto e video intime, arrestohen 3 persona! Mes tyre dhe një femër (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 12:53
-
Policia e shtetit bën bilancin për nëntorin: U sekuestruan 1.8 mln euro pasuri e krimit, 568 në pranga për vepra të ndryshme penale
6 Dhjetor 2024, 09:29
-
Gara për shefat e 48 komisariateve/ Komisioni i Vlerësimeve të Aplikimeve nis intervistimin e kandidatëve
5 Dhjetor 2024, 14:03
-
Gara për shefa komisariatesh, të hënën nisin intervistat! Shefat e rinj zgjidhen nga komisioni me 3 gra
30 Nëntor 2024, 10:46
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor 2024, 12:12
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor 2024, 21:53