‘Ishte një moment frikësues’! Kështu e përshkruan gazetarja Dorontina Bylykbashi e RTV Dukagjinit, momentin kur një mjet shpërthyer plasi teksa ajo po raportonte për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Bylykbashi, u tha se sulmet filluan në momentin kur mediat serbe u larguan nga aty.
‘Nuk mundëm që ta identifikonim se çfarë mjeti është hedhur. Në ato momente dëgjoja duke më thirrur kameramani. Nuk kam parë dot pas se çfarë ndodhi, por ishte një moment shumë frikësues pasi se kisha idenë se çfarë mjeti është. Kur u larguan mediat serbë filluan sulmet dhe dëgjohej edhe muzikë nacionaliste në ato rrethina. Atje shihen persona të maskuar të cilët u përkasin grupeve kriminale atje. Disa kishin mbuluar kokën me kapele dhe maska të zeza. Janë ato grupe që veprojnë ashtu.’- tha Dukagjini.
Momentalisht, situata në veri të Kosovës është e qetë, u shpreh Bylykbashi.
‘Me aq sa pashë situata sot më e qetë ka shtim të numër të policisë së Kosovës, Eulex edhe KFOR.’- tha ajo.
Media e Kosovës RTV Dukagjini publikuan një video teksa gazetarja e këtij televizioni po raportonte direkt dhe gjuhet me një mjet shpërthyes. Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar, ndërsa edhe në orët e para të mëngjesit është raportuar për shpërthime. Sipas mediave në Kosovë, raportohet për një shpërthim me bombë në patrullën e EULEX-it. Një reagim e ka patur edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, i cili i cilësoi sulmet ndaj EULEX dhe policisë së Kosovës si të papranueshme.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia
18 Dhjetor 2024, 17:06
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor 2024, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09