U kap me video duke ngacmuar seksualisht vartësen, Basha fut në kryesinë e PD SHIK-asin e Berishës që u bë edhe drejtor dogane
Arben Ibro, izh-zyrtari i Berishës i propozuar nga Basha për anëtar kryesie të PD
Kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri publike mesditën e sotme propozimet e tij për anëtarët e kryesisë së PD (Lexo këtu). Për të disatën herë, Basha nuk ka zgjedhur të fusë brenda strukturave më të larta të partisë figurat që kanë bërë historinë e partisë si Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli apo Astrit Patozi.
Në vend të kësaj, Basha ka hartuar një listë me njerëz problematikë që kanë probleme të mëdha me drejtësinë, ashtu sikurse bëri pak kohë më parë me listën e anëtarëve të këshillit kombëtar. I tillë është rasti i kandidatit të propozuar nga Basha për anëtar kryesie, Arben Ibro, me një të kaluar të errët që nuk e pengoi të zinte postet më të lakmuara gjatë viteve të pushtetit të Berishës dhe më pas Bashës.
Në vitin 2011, ish punonjësi i SHIK-ut në kohën e Gazidedes, Arben Ibro emërohet drejtor i OST-së. Arben Ibro, i njohur si ish-dhjetorist i ’90, do të emërohej vite më pas si oficer në Gardë, ku do të shërbente si truproja e Sali Berishës. Vite më vonë, në 2003 ai do të shërbente si komisar në Rinas, por ish ministri i Rendit, Igli Toska e përjashtoi nga radhët e policisë pas zbulimit se në Rinas ishin riaktivizuar rrugët e vjetra nga ku kalonin klandestinët. Motivacioni zyrtar për përjashtimin e Ibros nga radhët e policisë ishte për favorizim të trafiqeve të paligjshme.
Në vitin 2006, Arben Ibro si drejtor i Doganës së Durrësit, u denoncua nga një punonjëse e tij për ngacmime seksuale. Fakti u bë publik nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, që bëri të ditur aso kohe se kaseta audio dhe video që është provë e këtij skandali i ishte dorëzuar në një kopje kryeministrit Sali Berisha./lexo.al/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, i 'var' shpresat te Trump! Lajmëron protestën tjetër, kryetari i PD-së: Në 23 dhjetor bllokojmë totalisht Tiranën
13 Dhjetor 2024, 21:05
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 10:43
-
Basha mesazh për demokratët: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me tapi të Edi Ramës, një faqe e re po hapet për Shqipërinë
11 Dhjetor 2024, 17:05
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor 2024, 15:46
-
Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni
11 Dhjetor 2024, 15:08
Arben Ibroja eshte njeriu me shpirtzi qe germonte tek punonjesit per bindje partiake deri tek pastrueset dhe nxirrte me forve njerzit ne mitingjet e Pd-se se bashku me Sali Tocillen qe grabiti kutine e votimit tek shkolla e bashkuar
Përgjigjue mjeta shqipri si ka partin e lumite si pd
PërgjigjuParti baxhellash
Përgjigju