Ndërsa Princesha e Uellsit, Kate Middleton vijon të jetë e shtruar në spital për shkak të komplikimeve nga operacioni abdominal, tani edhe Mbreti Charles III duket se ka probleme, pasi po qëndron në të njëjtin spital, ku iu nënshtrua operacionit të prostatës, për më shumë ditë sesa ishte planifikuar fillimisht.
Sipas një burimi nga brenda Pallatit, plani fillestar ishte që monarku 75-vjeçar të shtrohej në spital për 2 ditë pas operacionit.
Mbreti Charles III i cili u pranua në Klinikën e Londrës të premten, ende nuk është lënë i lirë nga mjekët që e mbajtën në spital për të tretën ditë.
"Kuptohet që Charles do të qëndronte në spital vetëm për më shumë se dy netë nëse do të kishte një problem të papritur ”, tha burimi për The Sun.
Sipas burimeve spitalore, nata shtesë në klinikë “është rreptësisht paraprake”, por mund të ketë shkaktuar “shqetësim”.
Sipas Daily Mail, këto detaje vijnë pasi Pallati ka konfirmuar se monarkut mund t’i duhet të rikuperohet për një muaj, duke anuluar të gjitha detyrimet e tij gjatë kësaj kohe.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor 2024, 15:16
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor 2024, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Publikohet emri dhe fotoja e spiunit kinez me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar Princi Andrew
16 Dhjetor 2024, 17:20
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor 2024, 09:47
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor 2024, 22:34
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor 2024, 08:30
-
Krimi shokues që ka tronditur Britaninë
13 Dhjetor 2024, 21:55
-
E përditshmja britanike 'Metro': Pushime në Shqipëri, destinacioni 'parajsë' i Mesdheut
13 Dhjetor 2024, 08:03
-
Angli/ U kap me pistoletë në makinë, dënohet me 5 vite burg shqiptari! Qeshi kur e prangosën (FOTO)
12 Dhjetor 2024, 12:52
-
Media franceze 'AD Magazine': Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
12 Dhjetor 2024, 07:36
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor 2024, 14:08