Një ngjarje e turpshme ndodhi mesditën e 14 shkurtit, ku një 40 vjeçar i identifikuar si Durim Koçi ka dhunuar brutalisht një moshuar që punonte si roje në shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, 40 vjeçari ka goditur me grushte 70 vjeçarin gjatë kohës që ky i fundit ishte në orarin e punës si roje i shkollës 9 vjeçare.
Për gazetarin e Report Tv Ronaldo Gjoshi, roja i shkollës ka treguar edhe si ka ndodhur ngjarja. Ai ka treguar se përplasja ka nisur fillimisht me gruan e 40-vjeçarit.
‘Bashkëshortja e Durimit erdhi para se te mbaronte orari mësim për të marr fëmijën pasi do lëvizte në një punë urgjente, ndërsa orari mësimor ka mbaruar për të gjithë dhe të gjithë fëmijët kanë dalë jashtë, bashkëshortja e Durimit ka qëndruar në oborr duke biseduar me fëmijë të tjerë.
I kam thënë ‘po ti sikur e patë urgjente dhe tani po rri po bën muhabet’.
Pas kësaj bashkëshortja e Durim Koçit më ka ofenduar dhe më pas ka ikur. Pas rreth 1 orë në oborrin e shkollës ka mbërritur i nervozuar Durim Koçi për të biseduar me mua në lidhje me atë problem.’- tha 70-vjeçari.
Roja i ka shpjeguar situatën dhe më pas i ka kërkuar të ikin te drejtoresha, por ai nuk ka pranuar.
‘Pas kësaj debati mes tyre Durim Koçi më ka ofenduar dhe më pas goditur.’- tha Roja.
Gjendja shëndetësore e rojës paraqitet e mirë.
Policia pasi mori kallëzimin nga i moshuari që u dhunua, shoqëroi agresorin në polici, por e liroi duke e konsideruar dhunën ndaj 70 vjeçarit si “një shuplakë”. Për pasojë ndaj Durim Koçit ka nisur thjesht një procedim në gjendje të lirë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor 2024, 14:31
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor 2024, 15:40
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur
14 Dhjetor 2024, 16:15
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, ekzekutohet vendimi, 2 autorët që ishin në arrest shtëpie shkojnë në burg
13 Dhjetor 2024, 12:40
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, Apeli lë në fuqi vendimin, babai: Më vranë për së dyti! Krimineli është liruar dhe e bën gjumin në shtëpi
12 Dhjetor 2024, 13:55
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, dyshohet për dy të plagosur
11 Dhjetor 2024, 15:37
-
Tiranë/ E shpallur në kërkim, arrestohet e reja nga Peruja! Bashkë me amerikano-latinë të tjerë kishin përshtatur ambiente për prostitucion! Reklamonin dhe në faqe online
11 Dhjetor 2024, 11:28
-
I mori 1 mijë euro ryshfet të moshuarës për t'i zgjidhur çështjen, GJKKO dënon me 3 vite burg oficeren gjyqësore në Elbasan! Anila Dushës i kthehet në 4 vite shërbim prove
10 Dhjetor 2024, 15:16
-
I kërkuar për 1 ton kanabis në Pejë, arrestohet në Cërrik anëtari i katërt i grupit kriminal! Do ekstradohet në Kosovë (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 10:52
-
Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD denoncim te Inceneratori i Elbasanit: Kjo vepër vazhdon të vjedhë para nga buxheti
9 Dhjetor 2024, 14:58
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor 2024, 13:07
Kush ishte intelligent iku nga ky vend, tashi kane mbetur kokrrat e injoranteve,katunarlliku dhe harbuteria eshte ulur kembekryq ne shqiperi
PërgjigjuPo roja nuk duhet te ishte ne pension... se dakort nuk tolerohet cfare i ka ber ai djal atij te moshuari. Por ska mundesi me dal ai nga burgu pa i hyr gjemb ne kembe. E habitshme si roja 70 vjecar e si ai.
PërgjigjuProblemi eshte se ste vjen njeri rroje me 30 mije leke .... vetem ndonjeri qe si del pensioni.... Por ky do rehabilitohet ne burg..... sa ta marin vesh qe ka rrahur nje 70 vjecar...pa merak.
Dhe e gjitha filloi nga nje grua injorante. Imagjino femijen qe do rrise injorantja! Po ne trafik ju ka qelluar te debatoni me kete "sojin" e zonjes se shkolles? Keto jane zakonisht me buze te fryra dhe makine te shtrenjte. Fillojne shajne me gjithe arsenalin e sharjeve banale. Keshtu qe; larg nga ky vend, sa me shpejt te mundeni!
Përgjigju