Është gjetur i vdekur 47 vjeçari shqiptar i zhdukur 3 ditë më parë në provincën e Ascolit në Itali. Mësohet se shqiptari ishte larguar nga shtëpia pas një sherri me gruan e tij dhe humbi gjurmët.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në mëngjes nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile pranë liqenit Gerosa. Ndërsa automjeti i tij tip “furgon” u gjet pranë liqenit Gerosa, shkruajnë mediat italiane.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por policia po heton edhe pistën e vetëvrasjes.
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)