Rënia e euros kishte shënuar një minimum historik duke zbritur në 110.73 lekë por këtë javë pas përfundimit të zgjedhjeve euro ka nisur rimëkëmbjen e shpejtë.
E ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj paralajmëroi se në muajt në vijim euro do të vazhdojë të qëndrojë në të njëjtën njëtrajtshmëri me një rënie në periudhat e sezonit të verës.
“Euro do vijoje të ketë të njëjtën njëtrajtshmëri kursi këmbimi, me luhatje më të ulët në rënie në periudhat fund qershori fillim korriku dhe më e dukshme do të jetë në gusht. Pas shtatorit edhe veprimet e Bankës së Shqipërisë do të jetë më e dukshme për të arritur një ndryshim në forcimin e euros”, tha Nunaj.
Ndërsa mbi luhatjen, pra uljet dhe ngritjet e shpeshta të euros në muajin e fundit ekspertja e ekonomisë shpjegoi shkaqet dhe pasojat që priten në muajt në vijim.Nunaj tha se rritja drastike e euros para 14 majit, është ndikuar nga disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.
“Së pari janë dy faktorë që do t’i analizojmë si faktorë te brendshëm dhe faktorë të jashtëm, pavarësisht faktorit të jashtëm në këtë rast është rënia e monedhës euro, kundrejt monedhës kryesore për transaksione në gjithë botën që është dollari dhe kjo rënie reflektohet në të gjitha kurset e këmbimit që euro ka me monedhat e tjera. Në rastin e Shqipërisë ka një efekt më të vogël po ta krahasojmë më faktorët e brendshëm që lidhen me kërkesë shumë të madhe që ka tregu shqiptar për përdorimin e euros, kjo bën që monedha e euros të jetë më e madhe sa çfarë duhet të ishte realisht. Në këtë rast duke qenë se kemi një nivel shumë të lartë të parasë euro në qarkullim ,duke qenë se kemi nivel të lartë të informalitetit të euros po edhe lekut, ky informalitet zvogëlon çdo efekt të politikave qe merr Banka e Shqipërisë për të stabilizuar kursin e këmbimit dhe tërësinë e politikave ndërkombëtare” u shpreh ekspertja.
Sot, 1 euro këmbehet me 111.67 lekë.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA mesazh Berishës, gazetari Poli Hoxha: Iluzion, asnjë shans t’i hiqet non grata
17 Dhjetor 2024, 14:30
-
Sondazhi i Report Tv, Mentor Kikia: Shqiptarët nuk janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e Berishës! SPAK ka rritur besimin e qytetarëve tek drejtësia
13 Dhjetor 2024, 13:57
-
Mandati i Xhaçkës, shpërthen Dash Sula në Report Tv: Pse mazhoranca e çon veten në këtë derexhe?! Vetëm ata e lexojnë Opinionin e Venecias ndryshe, edhe zonja 'Pushka'
11 Dhjetor 2024, 15:05
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor 2024, 14:08
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor 2024, 14:04
-
Reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Ulje temperaturash gjatë kësaj jave! Ja sa do jenë ato në zonat bregdetare, malore e të ulëta
10 Dhjetor 2024, 13:50
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
I njëjti produkt në Shqipëri më shtrenjtë se në Itali, ekspertja e Ekonomisë në Report Tv: Tregtarët abuzojnë me çmimet, duhen kontrolle nga shteti
9 Dhjetor 2024, 13:29
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Eskperti i sigurisë: Në Zubin Potok u përdor eksploziv që prodhohet për ushtrinë
2 Dhjetor 2024, 15:16