Urdhër-arresti nga Spanja, arrestohet në Gjermani ish-presidenti i Katalonjës
Ish-presidenti Katalonjës Carles Puigdemont u arrestua sot në Gjermani, ndërsa po kalonte kufirin nga Danimarka. Avokati i Puigdemont, Jaume Alonso-Cuevillas, konfirmoi arrestimin përmes një statusi në Twitter.
Ish-presidenti Katalonjës Carles Puigdemont u arrestua sot në Gjermani, ndërsa po kalonte kufirin nga Danimarka. Avokati i Puigdemont, Jaume Alonso-Cuevillas, konfirmoi arrestimin përmes një statusi në Twitter, duke shtuar se Puigdemont po udhëtonte për në Belgjikë, ku fillimisht u arratis pas lëshimit një urdhër-arresti nga Madridi për rolin e tij në një referendum për pavarësinë në tetor për shkëputjen e rajonit katalanas me 7 milionë banorë nga Spanja.
Agjencia e lajmeve AFP thotë se Puigdemont do të paraqitet para një gjyqtari në Gjermani të hënën, si pjesë e një procesi për të përcaktuar nëse ai do të kthehet në Spanjë. Sipas Associated Press, paraburgimi i zotit Puidgmont nxiti disa demonstrata në Spanjë.
Puigdemont "po shkonte në Belgjikë për t’u paraqitur, si gjithmonë, në dispozicion të gjykatave belge", shkroi avokati. Arrestimi vjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë Spanjolle të premten për të akuzuar 13 udhëheqës separatistë katalanas për rebelim dhe krime të tjera për përpjekjen e tyre për të shpallur pavarësinë nga Spanja vitin e kaluar.
Policia gjermane arreston Puigdemontin në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja. Kreu katalanas i rrëzuar nga pushteti mund të përballet me 25 vjet burg.
Javën e kaluar, kandidati i fundit rajonal për president, Jordi Turull, u vendos në paraburgim për rolin e tij në tentativën për shkëputjen nga Spanja, duke shënuar herën e tretë që parlamenti i Katalonjës nuk ka mundur të emërojë një president të ri.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij
18 Dhjetor 2024, 16:54
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
Gjermania që ne njihnim është zhdukur
17 Dhjetor 2024, 20:53
-
Marisa Paredes, ylli i kinemasë spanjolle, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare
17 Dhjetor 2024, 16:12
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë merr emrin e tij
16 Dhjetor 2024, 22:15
-
Scholz humbet votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme
16 Dhjetor 2024, 16:51
-
Skandal me futbollistin e Dortmund, babai i tij zbulon moshën reale: Mora certifikatë false
15 Dhjetor 2024, 21:00
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor 2024, 10:39