Uruguaj, sekuestrohen 4,4 ton kokainë me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë - Shqiptarja.com

Uruguaj, sekuestrohen 4,4 ton kokainë me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë

Uruguaj, sekuestrohen 4,4 ton kokainë me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë

Autoritetet në Uruguaj kanë sekuestruar 4,4 ton kokainë me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë.

Kokaina u konfiskua në një operacion të përbashkët midis oficerëve të marinës dhe doganave në portin e Montevideo.

Droga ishte fshehur në katër kontejnerë me miell soje, e destinuar të shkonte për Lome, kryeqytetin e Togo. Sipas mediave lokale, kontejnerët duhej të ngarkoheshin në një anije të regjistruar në Itali.

Uruguaji është duke u përdorur gjithnjë e më shumë si një pikë tranziti për të lëvizur kokainën nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit