Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj e ka treguar gjithmonë se me vajzat e saj ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Për Albërijen, Agnesa dhe Anxhelina nuk janë vetëm vajzat e saj, por edhe mikeshat e saj më të mira.
Ato shpesh ndajnë në rrjetet sociale momente të veçanta që kalojnë në prani të njëra-tjetrës dhe me postimet e fundit, Albërija ka treguar se është fotografja më e mirë e së bijës.
Pak ditë më parë Anxhelina publikoi një foto, ku shfaqej me bikini mjaft tërheqëse dhe dukej si një foto artistike, e punuar nga ndonjë fotograf i njohur.
Anxhelina Hadërgjonaj
Por ishte e ëma, ajo e cila e ka bërë të duket mjaft e bukur. Albërija ka publikuar setin e plotë të fotove në ‘Instastory’ dhe tregon se ka qenë ajo duararta këtë radhë. Jemi mësuar që me çdo dalje të saj, Anxhelina duket shumë bukur, por nga duart e Albërijes shkëlqen edhe më shumë.