Lulzim Basha për fat të keq është kryetari që nuk di të ndërtojë kauza. Pafuqia dhe padija e tij për të bërë opozitë është një dëm për demokracinë, por jo vetëm kaq.
Ai gjatë gjithë periudhës si shef opozite, në rastin më të mirë ka vjedhur kauza e në rastin me të keq, ka shfrytëzuar fatkeqësitë natyrore apo pandemitë për të bërë politikë. Rasti më i freskët pas dy tërmeteve, është ky i pandemisë së COVID-19.
Lulzim Basha në thyerje të çdo protokolli, vazhdoi takimet pa masa mbrojtëse dhe pa ruajtur distancën në një hotel në Durrës. Më pas vazhdoi me takime të tjera kundër çdo protokolli të OBSH, duke rr ezikuar komunitetin dhe veten, duke i vënë vulën me teatrin ku veçse bëri teatrin e tij politik.
Kjo sjellje e një shefi opozite që rrezikon jetën e qytetarëve të tij, është praktikisht vizioni i tij nëse do ishte një ditë kryeministër. Imagjinoni një kryeministër të tillë që shpërfill çdo masë, çfarë pasojash do sillte për qytetarët, për sistemin shëndetësor e larg qoftë për numrin e viktimave.
Por edhe si shef opozite, dëmin po përpiqet ta maksimizojë. Takimet e tij pa asnjë masë mbrojtëse, ndërkohë që virusi “shëtit” mes nesh e Luli poashtu, janë një këmbanë alarmi.
Kjo sjellje e Lulzim Bashës i cili bën opozitë rrugve me pandeminë, mund të jetë arsyeja që një valë e dytë si në Korenë e Jugut, të përfshijë vendin. E në këtë rast, emri nuk do të jetë më Koronavirus, por Lulivirus.
Ndaj ai duhet ta kuptojë sa më shpejt se nuk bëhet lojë politike me Covid-19, pasi e gjitha edhe nga ana politike (padiskutim edhe nga numri i të prekurve e fataliteteve) do jetë një dështim i madh. Luli duhet ta ndalojë këtë lojë, që vala e dytë të mos mbajë emrin e tij, Lulivirus.
B.K./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor 2024, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor 2024, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor 2024, 14:15
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 10:43
-
Basha mesazh për demokratët: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me tapi të Edi Ramës, një faqe e re po hapet për Shqipërinë
11 Dhjetor 2024, 17:05
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor 2024, 15:46
-
Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni
11 Dhjetor 2024, 15:08
-
'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve
10 Dhjetor 2024, 09:46
Po shalet e ngjitme qe i ka si i behet... apo nje presh Kashari ne sume e rregullohet?
Përgjigju