Policia italiane ka nisur hetimet pas kërcënimit për Papa Françeskun. Hetimet kanë nisur pasi autoritet hetimore në Milano kanë konfirmuar se një zarf me tre plumba ishte dërguar në Vatikan.
Paketa e dyshimtë u kapa nga stafi para se të arrinte tek Papa dhe ishte dërguar nga Franca, sipas policisë.
Në zarf, adresa ishte e shkruar me shkrim dore "Papa, Qyteti i Vatikanit, Sheshi i Shën Pjetrit, Romë".
Sipas policisë italiane, tre plumbat supozohet të jenë për një pistoletë dhe zarfi gjithashtu përmbante një mesazh në lidhje me operacionet bankare dhe korrupsionin e mundshëm.
Përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë ende nuk kanë komentuar dhe ndërkohë kanë vazhduar hetimet.
Zhvillimi vjen pas një periudhe të vështirë për 84-vjeçarin karizmatik të kishës.
Në korrik, ai kaloi 10 ditë në spital pasi hoqi gjysmën e zorrës së trashë në një operacion të paracaktuar.
Ai ka pushuar nga disa detyra zyrtare pasi ka kaluar trajtimin e tij të parë të madh mjekësor që kur u bë Papë në 2013.
Më 27 korrik, filloi një gjyq në të cilin 10 persona, përfshirë një kardinal të lartë, janë paditur për akuzat për keqpërdorim të fondeve të Vatikanit. Skandali me miliona euro, ka të bëjë me blerjen e një ndërtese miliona eurosh në Londër.
Sipas Reuters, në aktakuzën e zbuluar Papa Françesku kishte dhënë miratimin e tij personal për fillimin e gjyqit kundër figurave të larta.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SKEDA/ Shteti sovran 'Urdhri Bektashi' në zemër të Tiranës? Ja si funksionojnë marrëdhëniet midis Italisë dhe Vatikanit
21 Shtator 2024, 17:44
-
Papa në G7: Mos lejoni që makinat të vendosin cili njeri do jetojë
14 Qershor 2024, 22:37
-
Rivalët e Shqipërisë në Euro 2024, Kroacia viziton Vatikanin! Merr bekimin nga Papa Françesku
5 Qershor 2024, 21:52
-
Itali, Papa Françesku kremton Ditën Botërore të Fëmijëve! Aktori Roberto Benigni 'thyen rregullat' puth Atin e Shenjtë
26 Maj 2024, 16:57
-
Drejt shenjtërimit/ Papa i njeh mrekullinë e dytë 15 vjeçarit Carlo Acutis, shëroi një studente
24 Maj 2024, 15:47
-
Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë
6 Maj 2024, 16:40
-
Papa Françesku kundër abortit: Është shkelje kundër dinjitetit njerëzor
8 Prill 2024, 17:41
-
Fjalimi Urbi et Orbi i Papa Françeskut: Të mos lejojmë erërat e luftës të fryjnë në Evropë e Mesdhe! Paqja s'bëhet me armë! Mesazh dhe për Ballkanin Perëndimor
31 Mars 2024, 12:48
-
Vatikan, Ministri Hasani: Dialogu dhe vëllazëria fetare thelbësore për sigurimin e paqes, Shqipëria shembulli i përkryer
25 Mars 2024, 17:49
-
Vatikan/ Papa nuk përfundon lutjen, Ati i Shenjtë shfaqet i lodhur, besimtarët të shqetësuar (VIDEO)
24 Mars 2024, 20:11
-
Vatikani: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin
12 Mars 2024, 12:00
-
Papa Françesku bëri thirrje Ukrainës të ngrejë 'flamurin e bardhë', Kievi: Nuk negociohet me Hitlerin
10 Mars 2024, 18:44