VD/ Lëvizjet e Mario Meshinitpasi u vra Kasmi në praninë e tij/ REPORT TV në vilën e bandës që vrau Kasmin - Shqiptarja.com

VD/ Lëvizjet e Mario Meshinit
pasi u vra Kasmi në praninë e tij

REPORT TV në vilën e bandës që vrau Kasmin

TIRANE-REPORT TV siguron pamjet e lëvizjes së Mario Meshinit vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes pak pas vrasjes së Devi Kasmit. Pas vrasjes së ndodhur te godina e SHISH-it, në videon e siguruar nga Report Tv Meshini është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa shkon drejt banesës me motor. Nga pamjet duket se nuk mban skafandër apo kapuç në kokë. Ai nuk denoncuar vrasjen në polici edhe pse u krye në praninë e tij.

Mario Meshini është arrestuar dhe ndodhet në burg me akuzën e bashkëpunëtorit në vrasje. I riu ka pranuar se i kishte dërguar SMS për ta takuar dhe ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin që është ekzekutuar Kasmi, por ka mohuar lidhjet me autorët. Ai ka thënë se ka pasur miqësi me viktimën.

Për vrasjen janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, ndërsa një i pestë është shpallur në kërkim. Efthymiou Efthymious nga Greqia akuzohet se e ekzekutoi, ndërsa 4 persona të tjerë bashkëpunuan duke i siguruar armët. Në kërkim është shpallur drejtuesi i organizatës kriminale, Aurel Hoxhallari. 

 

d.b/shqiptarja.com

 

 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit