Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak falenderoi zjarrfikësit e Tiranës për punën që bënë për shuarjen e zjarrit që përfshiu pallatin në rrugën “Sali Butka”. Por, këshilltarëve të djathtë, të cilët i ndërprenë fjalën, Veliaj u kujtoi Gërdecin, kur tha: “E di që edhe për zjarrin ju djeg, se pas Gërdecit e keni shumë të vështirë të flisni për zjarrfikësit. E keni shumë të vështirë, pasi hodhët në erë 26 njerëz”.
“Kam një falënderim për të gjithë kolegët, të cilët dje u përfshinë në një betejë të jashtëzakonshme, në luftën kundër zjarrit. Një zjarr i hapur aksidentalisht. E di që edhe për zjarrin ju djeg se pas Gërdecit e keni shumë të vështirë të flisni për zjarrfikësit. Pasi hodhët në erë 26 njerëz e keni shumë të vështirë. Kur bie muhabeti te ish Sigurimi i Shtetit dhe te zjarri, te Gërdeci dhe te fuksi ju shqetësoheni, por për ne që jemi njerëz normal, që jetojmë me njerëz normal dhe që bëjmë jetë normale, dua të falënderoj gjithë zjarrfikësit dhe ata që erdhën të na ndihmojnë nga Vora dhe nga Kamza. Kanë bërë një punë të lavdërueshme dhe të jashtëzakonshme dje. Dua të falënderoj të gjithë ata që u morën me hetimin në ditën e sotme. Ashtu siç kuptuam, shkaku ishte një kondicioner dhe mënyra se ishte lidhur gabimisht dhe ishte futur në atë fasadë. Megjithatë, njoftimin zyrtar do ta bëjnë zjarrfikësit dhe Policia e Tiranës, por për të gjithë ata djem dhe për ata që u shtruan në spital kam vetëm mirënjohje dhe vetëm respekt se vetëm njerëzit e punës e çojnë Tiranën përpara”, tha Veliaj.
Lajmi kryesor:
Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës! Veliaj publikon faturat: Kavaja pagoi 122 mln lekë për inceneratorin! Opozita: Tirana 6 mln euro
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor 2024, 18:09
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor 2024, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor 2024, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor 2024, 18:08
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor 2024, 22:32
-
Botërori i Skive/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë
15 Dhjetor 2024, 12:34
-
Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet
15 Dhjetor 2024, 10:22
-
Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës
14 Dhjetor 2024, 17:43
-
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë
14 Dhjetor 2024, 10:29
-
Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe, modernizojmë transportortin urban në Tiranë
13 Dhjetor 2024, 22:01