Veliera 'Sea Cloud', me 61 turistë amerikanë dhe evropianë për të tretën herë në bregdetin e Durrësit
Veliera “Sea Cloud” në portin e Durrësit
DURRËS- Veliera “Sea Cloud” me 61 turistë amerikanë dhe evropianë në bord ka mbërritur paradite në portin e Durrësit, për të tretën herë. Sipas ATSH, Veliera po zhvillon një tur 10-ditor në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, duke u ndalur në disa porte të Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë. Ajo ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Saranda drejt Durrësit dhe në mbrëmje do të vijojë drejt Dubrovnikut.
Nga të dhënat e agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping ” mësohet se Veliera “Sea Cloud” që nga fillimi i këtij sezoni turistik vjen për të tretën herë në port. Anija turistike vjen në Durrës prej 8 vitesh dhe u ankorua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit. 55 nga turistët vijnë nga SHBA, ndërsa 6 të tjerët nga Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Hollanda. Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 vetësh ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas.
Kujtojmë që këtë vit Shqipëria është bërë pikë turistike për anije kroçera apo velera, me turistë nga e gjithë bota që janë kuriozë të vizitojnë bukuritë e vendit tonë. Rasti i fundit është Kroçera "MSC Musica", që zbarkonte pothuajse çdo javë në portin e Sarandës, duke sjellë mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marina e Durrësit dhe zhvendosja e portit aktual në Porto Romani, PD kërkon komision hetimor! E firmosin 39 deputetë (EMRAT)
17 Dhjetor 2024, 14:45
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor 2024, 13:40
-
Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë bullgare false, arrestohet një turk në Portin e Durrësit
21 Nëntor 2024, 13:29
-
Durrës/ Anija me mbetje ende në radë, Prokuroria sqaron vonesat: Derisa të sigurohen kushtet e duhura! Kërkesë disa institucioneve që të vënë në dispozicion laboratorë për analizat
1 Nëntor 2024, 16:50
-
APP konfirmon zyrtarisht: Tenderi i Portit të ri Tregtar në Porto-Romano u anulua sepse nuk pati asnjë ofertë të përshtatshme!
11 Tetor 2024, 17:01
-
Në burg për trafik armësh dhe grup kriminal, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Admir Tutaj për ndryshim mase! Në shtator u ekstradua nga Kolumbia
11 Tetor 2024, 12:36
-
Fshehu 31 120 paundë në shasinë e furgonit arrestohet 32 vjeçari në Portin e Durrësit, në korrik solli nga Britania 111 mijë paund
11 Tetor 2024, 09:51
-
Shteti mbledh 10 milion euro nga taksa e karburantit! Në 8 muaj u furnizuan 450 jahte, 13 kroçera në portin e Durrësit
19 Shtator 2024, 15:19
-
'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator 2024, 07:09
-
Fatos Çoçoli: Kompani që padisin Shtetin dhe bëjnë kontrabandë? Si po pastrohet Porti i Durrësit
6 Shtator 2024, 10:33
-
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
3 Shtator 2024, 15:36
-
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, kompania 'EMS' shet koncesionin e kalatës lindore në Portin e Durrësit
3 Shtator 2024, 07:19