Jan Prenga dhe resorti "Golden" në Shijak
Hetues anglezë janë duke bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes së Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve në Kamëz. Kjo për arsyen se njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, i i dyshuar për transportues droge, korrier i bandës së trafikut drejtuar nga vëllezërit Hajri. Burime nga organi i akuzës thanë për gazetarin e Shqiptarja.com, Elton Qyno, se grupi kriminal me qendër në Shijak, ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kg kokainë.
Në një episod të mëparshëm ky grup ka arritur të fusë me sukses në Angli, 60 kg kokainë. Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe nxjerrësi i drogës ka qënë njëri nga 3 vëllezërit Prenga që banon në Angli. Ky episod është monitoruar nga agjentët e antidrogës në Britani.
Në dhjetor të 2019, grupi ka përdorur sërish një nga vëllezërit Prenga, për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë dhe futur në territorin anglez. Sasia e drogës ka dalë nga porti, por nuk është çuar në destinancion nga vëllai i Jan Prengës. Si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri, vëllezërit nga Shijaku, Leonard dhe Altin Hajri, njëri i arrestuar tjetri në kërkim, kanë marë peng Jan Prengën në Kamëz, vëllain e personit që nuk dorëzoi në destinancion 283 kg kokainë.
Marrja peng e Jan Prengës në Kamëz, është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë. Sipas policisë e prokurorisë, autorët kanë përdorur makinën e një këngëtareje, automjet i cili rezulton të jetë vjedhur prej tyre. Deri më tani policia refuzon të jepë emrin e këngëtares që i është vjedhur makina.
Pengmarja ka ndodhur për të detyruar vëllain tjetër Prenga në Angli të tregonte se ku e kishte çuar drogën, e nxjerë nga porti. Bisedat mes personave në Shqipëri dhe Angli janë përgjuar nga autoritet angleze. Policia angleze ka dhënë informacion dhe ka bashkëpunuar me policinë shqiptare. Nga përgjimet vëllai i Jan Prengës në Angli, shprehet disa herë “ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë”.
Nga kamerat filmike, është provuar se Jan Prenga ka hyrë i gjallë në resortin "Golden" në Shijak, pasi është rrëmbyer me forcë në Kamzë. Ka shumë dyshime se Jan Prenga ka ndëruar jetë si paosjë e plagëve dhe goditjeve të shumta që ka marrë nga rrëmbyesit. Jan Prenga është nxjerë i vdekur nga ambjentet e resortit Garden, siç shfaqet në disa episode të kamerave të sigurisë pranë resorit, por trupi i tij ende nuk është gjetur.
Lajmi kryesor:
Arrestohen 5 rrëmbyes! Prenga vdiq nga dhuna rrugës për në resortin 'Golden'! Konflikti për 283 kg kokainë në Angli
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Alfred Dedjas te ‘Kështjella’, Policia e Tiranës pritet të rikthehet në vendngjarje për të kërkuar armën e krimit! Çfarë ndodh nëse nuk gjendet
4 Dhjetor 2024, 12:19
-
Vrasja e Alfred Dedjas, SPAK përgënjeshtron Berishën për të dytën herë në 24 orë: Viktima s’është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 2020
2 Dhjetor 2024, 18:06
-
Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha pranon se ka gënjyer: Nuk është prokurori Ols Dado te çështja e Julian Gjoshit! E verifikova pasi përgënjeshtroi SPAK
2 Dhjetor 2024, 12:45
-
Ekzekutimi tek lokali 'Kështjella'/ Viktimës i gjendet pistoletë në trup! Kishte punuar dhe si menaxher i kompleksit 'Golden' ku u rrëmbye e zhduk Jan Prenga
1 Dhjetor 2024, 19:43
-
Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)
1 Dhjetor 2024, 15:54
-
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës! Në GJKKO dëshmojnë 2 vëllezërit: Astriti më tha morëm 60 kg drogë në portin e Londrës! Zbardhin sms-në: Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken
20 Nëntor 2024, 10:49
-
SPAK merr 2 orë në pyetje Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin e tij! Ish-deputeti i PS: S'kam patur kurrë Sky Ecc, as kam strehuar persona në kërkim
15 Nëntor 2024, 14:13
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tangos, krimin e organizuar, Hajrin dhe Avdylajt! E vallëzon sipas muzikës që ata dëshirojnë
23 Tetor 2024, 17:24
-
'E fundosën përgjimet!' GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin! Avokatët: Nuk janë përdorues të Sky ECC! Ish deputeti i PS-së mbyll gojën (VIDEO)
22 Tetor 2024, 08:34
-
Arrestimi i Çyrbjes/ Siguronte sekrete shtetërore dhe ua jepte bosëve të krimit! Mister zyrtarët që i shërbyen ish-deputetit të PS, SPAK vijon hetimet për t’i zbuluar
21 Tetor 2024, 12:36
-
Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, avokatja tërheq në GJKKO materialet hetimore! Deklaron se nuk është marrë asnjëherë në pyetje për çështjen (VIDEO)
21 Tetor 2024, 10:40
-
Pajisje regjistrimi në formë pakete, celularë e para, çfarë sekuestroi SPAK gjatë kontrolleve për arrestimin e Çyrbjes
21 Tetor 2024, 10:39